Trendy

Ku i kalojnë pushimet gjermanët?

Para 55 minuta

Gjermanët kanë bërë më pak udhëtime shumëditore gjatë vitit 2025, ndërsa gjithnjë e më shumë kanë zgjedhur të pushojnë brenda vendit. Sipas të dhënave të Zyrës Federale të Statistikave, numri i përgjithshëm i udhëtimeve ra me 1.1 për qind, në 274 milionë.

Në të kundërt, udhëtimet brenda Gjermanisë u rritën me 3.9 për qind, duke arritur rekordin prej 169 milionë udhëtimesh.

Një tjetër ndryshim vërehet te transporti. Gjermanët kanë fluturuar më pak: gjatë vitit 2025 u regjistruan rreth katër milionë udhëtime ajrore më pak se një vit më parë.

Makina mbetet mjeti kryesor i transportit, me 60.2% të udhëtimeve, e ndjekur nga treni me 19.2% dhe aeroplani me 15.2%.

Italia, Austria dhe Spanja në krye

Kur udhëtojnë jashtë vendit, Italia vazhdon të jetë destinacioni më i preferuar i gjermanëve, me 12.4% të udhëtimeve ndërkombëtare.

Në vendin e dytë renditet Austria me 11.1%, ndërsa Spanja me 10.9%. Pas tyre vijnë Franca (8.3%) dhe Holanda (7.7%).

Shqipëria nuk figuron në mesin e destinacioneve kryesore të përmendura në statistikat për udhëtarët gjermanë.

Trending