Trendy
Screenshot

Kurti dhe Abdixhiku merren vesh në parim për kandidaturën e Bekim Sejdiut për President

Para 28 minuta

Kryeministri Albin Kurti dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, raportohet se kanë arritur një draf-dakorim në parim për emrin e presidentit të ardhshëm të vendit.
Sipas raportimeve të medias VOX Kosova, dy liderët politikë kanë rënë dakaratsht që si kandidat konsensual për të parin e shtetit ta propozojnë ish-gjyqtarin e Gjyskatës Kushtetuese, Bekim Sejdiu.
Sejdiu është një emër i njohur për opinionin publik dhe sistemin e drejtësisë në vend.

Ai kishte shërbyer si gjyqtar raportues në lëndën kryesore të Gjyskatës Kushtetuese në vitin 2020, vendim ky që çoi në rrëzimin e Qeverisë së udhëhequr nga Avdullah Hoti.

Pritet të shihet nëse ky draf-dakorim në parim do të
marrë mbështetjen e nevojshme edhe nga subjekte të tjera politike apo grupe parlamentare për të formalizuar procedurën e zgjedhjes së Presidentit në Kuvendin e Kosovës.

Trending