Partia Demokratike e Turqve në Maqedoni (DPT) i është bashkuar zyrtarisht koalicionit të udhëhequr nga VMRO-DPMNE-ja në pushtet, duke i siguruar kësaj shumice parlamentare edhe një deputet shtesë, me çka numri i përgjithshëm i mandateve të koalicionit arrin në 59, përcjell INA.
Bëhet fjalë për deputetin Bejxhan Iljas, i cili më parë ishte pjesë e koalicionit “Fronti Evropian” të udhëhequr nga Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI).
Bejxhan Iljas ka lindur më 23 maj 1976 në Tetovë. Sipas biografisë së tij zyrtare, ai është mjek i diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë pranë Universitetit “Selçuk” në Konja të Turqisë dhe punon si mjek-specialist në Spitalin Klinik të Tetovës. Në rrugëtimin e tij politik, Iljas ka ushtruar funksionin e kryetarit të Partisë Demokratike të Turqve në Maqedoni, ka shërbyer si këshilltar në Komunën e Tearcës, ndërsa aktualisht mbani postin e nënkryetarit të DPT-së. (INA)










