Klubi nga Beogradi krenohej me këto parulla e mesazhe në rrjetet sociale, por UEFA vëzhgon dhe “godet”, siç bëri tani
Më poshtë keni vendimin dhe arysetimin e UEFA-s për denimin ndaj ekipit serb:
– Të gjobitet FK Crvena Zvezda me 20,000 € për bllokimin e rrugëve publike
– Të gjobitet FK Crvena Zvezda me 50,000 € për transmetimin e mesazheve të papërshtatshme për një ngjarje sportive
– Të gjobitet FK Crvena Zvezda me 9,500 € për ndezjen e piroteknikës
– Të gjobitet FK Crvena Zvezda me 20,000 € dhe të urdhërohet mbyllja e pjesshme e stadiumit të FK Crvena Zvezda (domethënë sektori 3 i tribunës veriore) gjatë ndeshjes së ardhshme të kompeticionit të UEFA-s në të cilën FK Crvena Zvezda do të luajë si ekip vendas, për sjelljen raciste dhe/ose diskriminuese të mbështetësve të saj. Mbyllja e pjesshme e stadiumit pezullohet për një periudhë prove prej dy (2) vitesh, duke filluar nga data e këtij vendimi











