Deputeti i VLEN-it, Adnan Azizi në emisionin “Click plus” në TV21 ka thënë se reagimet e opozitës për Ligjin për përfaqësim të drejtë nuk janë të karakterit esencial, por më shumë si shou medatik.
Kjo sepse pas sa vitesh nuk është miratuar një ligj i tillë dhe opozita me këtë dëshiron të defokusojë opinionin.
”Nuk është shkel asnjë procedurë, asnjëherë nuk ka qenë diskutabile çështja e Komitetit dhe vendimet janë marrë me konsensus. Reagimet e opozitës nuk janë të karakterit esencial, por më shumë si shou mediatik, pasi pas sa vitesh nuk është miratuar një ligj të tillë dhe duan të bëjnë defokusim të opinionit”, ka thënë Azizi, duke shtuar se pa të drejtë opozita krijon incidente me qëllim të fitojnë pikë politike.
Ai tha se mbledhjen e ka thir si kryetar i Komitetit, pasi sot duhej të miratohej rendi i ditës ku parashihet propozim ligji për përfaqësim të drejtë që është një ndër ligjet më të rëndësishëm të Marrëveshjes së Ohrit.
“Pasi është një ligj shumë i rëndësishëm që ka kaluar edhe në Komisionin e Venecias, kërkova që ky Ligj të votohet me Badenter dhe të shkojë në Kuvend”, ka thënë Azizi.










