Uncategorized

Llogaritë e kualifikimit në fazën tjetër, shanset që Shqipëria të kalojë grupin e “ferrit”

Autori

Autori

Portali Tetova

June 24, 2024, 10:06

Në xhiron e tretë të ndeshjeve në grupe llogaritë bëhen me laps në dorë, ku kualifikimi varet nga shumë kombinime, jo vetëm nga ajo çfarë një skuadër arrin vetë në fushë, por edhe nga ndeshjet e rivalëve, apo skuadrave të grupeve të tjera.

Megjithatë, disa gjëra janë të qarta dhe në kampin kuqezi e dinë mirë se çfarë duhet të bëjnë sot në mbrëmje. Nëse mund Spanjën që ka siguruar vendin e parë me 2 fitore, Shqipëria shkon në kuotën e 4 pikëve dhe kështu ka shumë mundësi ta vazhdojë më tej aventurën gjermane, të paktën si një prej katër skuadrave të treta më të mira. Do të ishte një arritje historike për Shqipërinë, nëse do të kalonte grupin në pjesëmarrjen e saj të dytë në Evropian.

Aq më tepër duke ditur se çfarë rivalësh kanë kuqezinjtë në grupin e tyre në “Euro 2024”, Spanjën dhe Italinë kampione Evrope dhe Bote, apo dhe Kroacinë që ka shkruar historinë vitet e fundit.

Por, një fitore e mundshme sot kundër Spanjës mund ta çojë edhe në vend të dytë Kombëtaren shqiptare, në varësi të rezultatit të ndeshjes tjetër të grupit mes Italisë dhe Kroacisë, që gjithashtu janë në lojë për kualifikimin.

Kuqezinjtë mbajnë vendin e tretë në grup aktualisht, me 1 pikë dhe falë golaverazhit më të mirë se Kroacia e vendit të fundit.

KOMBINIMET

Sipas ekspertëve të statistikave, me situatën aktuale të grupeve 4 pikë janë të mjaftueshme për të vazhduar më tej, sidomos kur nuk ke golaverazh negativ.

Ka edhe një variant, që e kualifikon Shqipërinë edhe me një barazim ndaj Spanjës. Nëse kuqezinjtë marrin 1 pikë ndaj iberikëve sot dhe Kroacia nuk fiton kundër Italisë, Kombëtarja jonë do të zinte vendin e tretë në grup me golaverazh më të mirë sesa Kroacia.

Në këtë rast kualifikimi do të varej nga rezultatet e grupeve A, C dhe F, ku duhet të plotësohen skenarë të veçantë në të paktën dy prej tyre për të bërë ëndrrën kuqezi realitet.

Në Grupin A, duhej që ndeshja mes Skocisë dhe Hungarisë të mbyllej në barazim, por fitoi Hungaria.

Në Grupin C duhet që Anglia të mundë Slloveninë dhe ndeshja Danimarkë-Serbi të mos mbyllet në barazim, ndërsa në Grupin F duhet që Çekia dhe Gjeorgjia të mos fitojnë ndeshjet përkatëse.

Përtej këtyre kombinimeve, duhet që Shqipëria të ketë golaverazh më të mirë sesa skuadra që del e treta në të paktën 2 nga këto 3 grupe.

“Do të dalim me kokën lartë”, Edi Rama përgëzon lojtarët dhe tifozët për paraqitjen në Euro 2024
Lexo po ashtu
“Do të dalim me kokën lartë”, Edi Rama përgëzon lojtarët dhe tifozët për paraqitjen në Euro 2024
EKSPERTËT

Shqipëria ka realisht shanse kualifikimi në fazën me eliminim direkt të “Euro 2024”, por ekspertët e statistikave e shohin si pak të mundshëm kalimin e grupit nga ekipi i Silvinjos.

Nëpërmjet 20 mijë simulimeve kompjuterike të rezultateve, ekspertët e “Football Meets Data” kanë përcaktuar se cilat janë përqindjet e kuqezinjve për t’u pozicionuar në një vend, apo në një tjetër në grup.

Sipas tyre, Shqipëria ka vetëm 2% mundësi që të dalë në vend të dytë në grup pas ndeshjeve të treta që do të luhen sot.

Simulimet kompjuterike i japin 36% mundësi Shqipërisë të dalë e treta, ndërsa ka 62% mundësi të dalë e katërta.

Në total, ekspertët përllogaritin se Shqipëria ka vetëm 8% mundësi që të kualifikohet në fazën e 16 skuadrave më të mira të kompeticionit. /panoramasport/

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_7143
Shorti, Shqipëria rigjen Anglinë dhe sfidon Serbinë pas 10 vitesh
erjon-morina
U lëndua rëndë në fushën e futbollit, ndërron jetë futbollisti kosovar Erjon Morina
IMG_6867
Arbitri shpërtheu në lot pas ndeshjes Lajpcig-Aston Villa
IMG_6863
Liga e Kampionëve vjen sot me nëntë ndeshje interesante – vëmendja në Dortmund dhe Torino
IMG_6774
Themelimi i Akademisë së Futbollit nga Klubi Beshiktash BJK në Gostivar

Më shumë nga kategoria

IMG_6863
Liga e Kampionëve vjen sot me nëntë ndeshje interesante – vëmendja në Dortmund dhe Torino
IMG_6774
Themelimi i Akademisë së Futbollit nga Klubi Beshiktash BJK në Gostivar
IMG_6742
Kupa: Struga Trim Lum sfidon Gostivarin, Shkëndija përball Detonitit
IMG_6557
Masar Omeragiq do të jetë kryetari i shtatë i FFM-së, i treti me karrierë të suksesshme futbollistike
IMG_4268
Shkëndija mund FC Shkupin në festën e madhe të “Ballistëve” dhe “Shvercerëve” në Tetovë
IMG_7212
Amir Elezi merr pjesë në panel diskutimin për ‘Demokracinë brendapartiake’
IMG_7208
Gjatë vikendeve do të ketë linjë të autobusit Tetovë-Kodra e Diellit, mësoni orarin dhe çmimin e biletës
policia-mk-stop-780x439-1-696x392
Shkoi për t’i dërguar ushqim babait të tij që po punonte, i riu nga Shkupi vdiq pasi ra nga objekti që po ndërtohet në Bit Pazar
IMG_7183
Saranda e “godet” Talatin: Mezi shkove në UÇK, bashkëshortja yte ka uluruar pse…
IMG_7181
Anulohet seanca për vulat e ASH-së, seanca e radhës më 21 janar
IMG_7180
Kallëzime penale ndaj dy ish drejtorëve të Fondit për Inovacione, Festim Halili dhe Kosta Petrov