Trendy

LSDM propozon pagë minimale 600 euro: Familjet nuk mund të mbijetojnë!

Para 1 orë

Kreu i LSDM-së Venko Filipçe ka njoftuar se për herë të tretë do të propozojnë rritje të pagës minimale në 600 euro, përkatësisht në 36,960 denarë. Propozimi i tyre siç thotë Filipçe, vjen në kushte kur është rritur shporta konsumatore dhe e njëjta mbulon vetëm 31% e harxhimeve të përgjithshme të një familje. 70% e qytetarëve jetojnë me të ardhura mes pagës minimale dhe pagës mesatare e harxhimet për jetë rriten, thotë Filipçe. Në prezantimin e propozimit ligjit, Filipçe përmendë dhe harxhimet për qira, harxhimet për naftë, ushqim, pajisje shkollore, transport dhe veshmbathje.

“As tre paga minimale nuk mjaftojnë për një familje që të mbijetojë. Nga shporta konsumatore, rreth 25 mijë denarë shkon për produkte ushqimore dhe pije jo alkoolike. Nëse shtohen dhe harxhimet për pajisje shkollore, rreth 7000 denarë për transport, rreth 5000 për veshmbathje, rreth 6000 denarë për shëndetësi, praktikisht familjet tona punëtore nuk mund të mbijetojnë muajin. Nga kjo Qeveri nuk pamë asnjë ndihmë që të tejkalohet kriza, asnjë kategori e qytetarëve që jetojnë në pragun e ekzistencës, raste sociale, familje që jetojnë me ndihmë sociale, familje me më shumë fëmijë, askush nuk pa asnjë iniciativë apo ndihmë”. – Venko Filipçe – Kryetar i LSDM-së.

Trending