Maqedoni

LSDM propozon: TVSH-ja për energjinë elektrike të ulet nga 18% në 5%! Për Ushqimet bazë nga 5%, në 0%

February 17, 2025, 02:02

Grupi parlamentar i LSDM-së dhe koalicionit deri në Kuvend sot kanë dorëzuar propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për TVSH-në me të cilin kërkojnë uljen e taksës për energjinë elektrike nga 18 për qind në 5 për qind dhe heqjen e TVSH-së për produktet ushqimore bazë, gjegjësisht uljen e saj nga 5 për qind në 0 për qind.

Siç informoi në konferencën e sotme për media deputeti i LSDM-së Fatmir Bytyqi, me këto propozim-ndryshime kërkohet realizimi sistematik i dy nga shtatë masave ekonomike të LSDM-së.

“Ulja e TVSH-së për energjinë elektrike do të nënkuptojë 13 për qind fatura më të ulëta, gjegjësisht rrymë më e lirë për mbi 600 mijë amvisëri. Për një faturë prej 3.000 denarë, qytetarët do të kursejnë rreth 400 denarë – shumë që në vend që të shkojë në buxhetin e shtetit do të mbetet në buxhetet familjare. Pasi që nga ana tjetër, heqja e TVSH-së për produktet ushqimore bazë do të sjellë ushqime më të lira, gjegjësisht ulje të çmimeve të produkteve ushqimore bazë për 5 për qind”, tha ai.

Bytyqi theksoi se dhe përkundër asaj që me muaj të tërë Qeveria premtoi masa për uljen e çmimeve, shohim, siç tha ai, një debakël të plotë të politikave të qeverisë.

“Të aq. ‘shportat e festave kundër krizës’ pësuan fiasko. Ngrirja e paralajmëruar e marzheve ende nuk është miratuar! Përderisa Qeveria të reagojë për çmimet e ushqimeve, qytetarët filluan të paguajnë dhe më shumë për rrymën. U formua Ministria e Energjetikës, por vitin e kaluar ka realizuar vetëm 50 për qind nga investimet kapitale të planifikuara. Prodhimi i brendshëm i energjisë nuk rritet, që na ka bërë edhe më të varur nga importet e shtrenjta. Në nëntor, importi i planifikuar i rrymës nga vendet fqinje ishte 0 GWh, por realisht ishin importuar 351.3 GWh. E njëjta gjë ndodhi përsëri në dhjetor, kur importi i planifikuar ishte sërish 0 GWh, ndërsa u importuan 425.7 GWh”, tha ai.

Me dorëzimin e këtij Propozim-ligjit në procedurë të shkurtuar, siç potencoi Bytyqi, fillojmë një proces për zbatimin sistematik të masave që do të lehtësojnë drejtpërdrejt barrën financiare të qytetarëve.

“Nëse VMRO-DPMNE-ja vërtet kujdeset për standardin e jetesës, do ta mbështesë këtë propozim. Secila vonesë do të thotë një goditje e re për buxhetet familjare. Secila votë ‘për’ do të jetë një votë për zgjidhje reale, të prekshme. Shumica qeverisëse deri më tani e ka kthyer procedurën e shkurtuar në mjetin e saj të preferuar politik – kur duhet të miratohet ligji për skemat partiake të miratuara jashtë institucionalisht. Por, sot, për herë të parë u jepet mundësia që ta shfrytëzojnë këtë korsi të shpejtë për diçka që realisht do ta ndjejnë të gjithë qytetarët – për fatura më të ulëta të energjisë elektrike dhe ushqim më të lirë”, tha deputeti Bytyqi.

EVN Online

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_1810
Sonte mësohen dy gjysmëfinalistët e parë të Ligës së Kampionëve
IMG_2184
Suarez kafshon sërish – por këtë herë shokun e skuadrës
Sharri-Reagim
Reagim nga KF Sharri Gllogjë: Turp dhe skandal nga referat dhe delegati në ndeshjen BESA-K.F Sharri
IMG_1814
Struga fiton gjysmëfinalen e parë ndaj Shkëndijës
IMG_1571
Besa e fiton Gostivarin, triumfon edhe Shkëndija

Më shumë nga kategoria

IMG_1814
Struga fiton gjysmëfinalen e parë ndaj Shkëndijës
IMG_1571
Besa e fiton Gostivarin, triumfon edhe Shkëndija
IMG_1201
FIFA publikon renditjen e re, Maqedonia pa përparim
IMG_0906
Fitojnë Shkëndija dhe Voska, Struga barazon me Shkupin
IMG_0376
Referi sulmohet fizikisht në një ndeshje futbolli në Stadiumin e Tetovës
IMG_9917
Maqedonia e nis me fitore, Musliu sërish shënon ndaj Lihtenshtajnit
IMG_9881
Zhegrova shumë afër kalimit në Serie A
IMG_9878
Ndahet nga jeta në moshën 76-vjeçare legjenda e boksit, George Foreman
IMG_8823
Konfirmohen datat e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve
IMG_2664
Edi Rama: Pa gruan jam ndërtim pa leje
Qeveria-VMRO-VLEN-ZNAM
Pas zgjedhjeve lokale Qeveria mund të rikonstruohet, Alsat zbulon emrat që mund të ndryshohen
IMG_2662
Sekuestrohen dy vetura, zhvillonin gara “ilegale” në rrugën Kumanovë-Shkup
IMG_2659
Taravari: Kushtetuta e RMV-së duhet të ndryshohet në përputhje me Kornizën Negociuese me BE-në
IMG_2640
Mjekët sirianë largohen nga Gjermania për të punuar falas në vendin e tyre
IMG_2638
Gaza, shpërndahen ushqime të nxehta për palestinezët që po përballen me krizë ushqimore