“Përgjigje disa postimeve injorante
Ndërtesa e Monopolit në Tetovë, bart histori të trishtë dhe shumë të hidhur për shqiptarët e Maqedonisë. Në këtë ndërtesë janë vrarë dhe masakruar shumë familjarë tanë, gjyshër e stërgjyshër, në vitet e 50 -ta të shekullit të kaluar .
Në rrënojat e këtij burgu famëkeq ka eshtra të të zhdukurve shqiptar , trupat e të cilëve kurrë nuk iu dhanë familjarëve.
Historianëve ju mbetet ta zbulojnë të vërtetën e hidhur të kësaj kohe dhe kësaj ndërtese.
Ne duhet të jemi të lumtur që këto hapësira tmerri zhduken nga sytë , po jo edhe nga kujtimet tona.
Aty duhet të ndërtohet qendër përkujtimore për viktimat shqiptare të komunizmit . Kjo duhet të bëhet , e jo të kemi nostalgji për ca ligjerata të UT-së , që shoh në postimet e ca studentëve.
Universitetet , Meshihati islam, Komuna e Tetovës, Institucionet e kulturës, intelektualët dhe të gjithë ne shqiptarët duhet ngritur zërin për identifikimin e ADN -së së të vdekurve . Eshtrat që do të zbulohen në dhëmbët e eskavatorëve duhet t’ju kthehen familjarëve, për varrosjen e tyre në mënyrë dinjitoze ” – shkruan Luljeta Isaku. /tetova1/





