Maqedoni

Maqedonia e Veriut renditet e treta në Evropë sipas shkallës së vdekjeve nga armët e zjarrit

Picture of Autori

Autori

Portali Tetova

June 25, 2024, 09:06

Shkup, 25 qershor – Me 12,25 raste për milion banorë, Maqedonia e Veriut është e treta në Evropë sipas shkallës së vdekjeve nga armët e zjarrit, sipas analizës së portalit statistikor “Landgeist”, bazuar në të dhënat e Institutit ndërkombëtare për matjen dhe vlerësimin e shëndetit me bazë në Universitetin në Sietëll.

Shkallë me të lartë të vdekjeve me arme zjarri ka në Turqi (18,16) dhe në Shqipëri (15,20). Nga vendet fqinje, kjo shkallë në Serbi është 10,44, në Bullgari 7,69 dhe në Greqi 4,35.

Shkallë më të ulët ka në Britaninë e Madhe (0,66), Islandë (0,87) dhe Norvegji (0,92). Këto tre vende janë të vetmet në Evropë ku policia nuk mban armë.

Në përgjithësi, shkalla e vdekjeve nga armët në Evropë është jashtëzakonisht e ulët. Të gjitha vendet në Afrikë, Azi dhe Oqeani (në të cilat nuk ka konflikt të armatosur) gjithashtu kanë pak vdekje të shkaktuara nga armët e zjarrit.

Për dallim nga ata, norma më të larta shihen në Amerikën veriore dhe jugore, ku përveç Kanadasë dhe Kubës, të gjitha vendet e tjera kanë një shkallë më të lartë të vdekjeve nga armët sesa ajo në Turqi.

Për krahasim, shkalla e vdekjeve nga armët në SHBA është 41,69.

“Landgeist” thekson se shkalla e vdekjeve i referohet periudhës para luftës në Ukrainë dhe nuk përfshin vetëvrasjet me armë zjarri.

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_3155
UEFA Champions/ Shorti i play-offit, Real Madridi – Manchester City
IMG_2744
Zyrtare: Fabrice Tamba nënshkruan me Shkëndijën e Tetovës
IMG_2170
Musa Selimi, njeriu i sukseseve të mëdha
IMG_1970
Kristiano Ronaldo, një makineri e golave që s’ka të ndalur
IMG_1558
Shqiptari i Gostivarit hedh hapat e parë si trajner në futbollin Gjerman (FOTO)

Më shumë nga kategoria

IMG_1970
Kristiano Ronaldo, një makineri e golave që s’ka të ndalur
IMG_1558
Shqiptari i Gostivarit hedh hapat e parë si trajner në futbollin Gjerman (FOTO)
IMG_1237
Klube të mirënjohura synojnë transferimin e Edon Zhegrovës
IMG_1188
Enis Bardhi largohet nga Trabzonspori, ekipi i ndau plakatë mirënjohjeje
IMG_9346
Broja luan titullar në humbjen e Everton, Manchester City rikthehet te fitorja
IMG_8466
Skenë e papranueshme në Tiranë, bokseri serb del në ring me këngë anti-Kosovë
VLEN-1-780x439-1-696x392
VLEN: Urojmë fitoren e madhe të Kurtit në zgjedhje
IMG_4379
Haradinaj i përgjigjet Kurtit për ofendimin: Epiteti hajvan i shkoj atij, tregoi vica gjatë fushatës
IMG_4378
MPS: Shkelje në Komunë të Vrapçishtit, keqpërdoret makina e Çerdhes
IMG_4361
Zgjedhjet në Kosovë/ Vuçiç “kunj” për Kurtin: Duhet të shqetësohet për veten, 10 mandate për Listën Serbe
IMG_4357
Eman Rrahmani: Kemi arritur rezultat të jashtëzakonshëm, vazhdojmë pa u ndalur në mbrojtje të kauzës për Familjen!
IMG_4355
Trump këmbëngul në marrjen e Gazës: Ne do ta rindërtojmë atë