Materialet e nevojshme për nisjen e vitit të ri shkollor kushtojnë 15% më pak, pas vendimit të miratuar dje nga Qeveria. Masa ka nisur të zbatohet që dje dhe do të mbetet në fuqi deri më 30 shtator 2026.
Vendimi përfshin fletoret, çantat e shpinës, kutitë e lapsave, lapsat dhe stilolapsat, lapsat me ngjyra, plastelinën, blloqet, shënuesit, tempera, ngjyrat dhe furçat, vizoret, mjetet didaktike, mprehëset, gomat, gërshërët për fëmijë, kutitë, ngjitësit, kompasët, kalkulatorët, letrat dekorative, dosjet dhe çantat prej kartoni, si dhe materialet për punime dore.
Zëdhënësja e Qeverisë, Marija Miteva, deklaroi dje se, me nisjen e vitit të ri shkollor, synimi është që familjet të kenë shpenzime më të ulëta dhe të mbrohet standardi i jetesës së qytetarëve.
Në bazë të vendimit qeveritar, tregtarët me shumicë duhet t’i reduktojnë çmimet e materialeve shkollore me të paktën 10%, kurse shitësit me pakicë kanë detyrimin të aplikojnë një ulje prej së paku 15%.
Krahas çmimit të ri të ulur, tregtarët me pakicë duhet të paraqesin edhe çmimin e mëparshëm, që ishte në fuqi më 1 qershor 2026. Pikërisht ky çmim do të përdoret si bazë për llogaritjen e uljes.











