Trendy

Mbrojtja kërkon lirim të Grubit, fajin për skandalin “Lotaria” ia hedh Kovaçevskit ose Bytyqit?

Para 1 orë

Gjatë seancës së fundit gjyqësore, Artan Grubi i bëri pyetje dëshmitarit Aleksandar Andonov nga Lotaria Shtetërore, i cili kishte qenë anëtar i komisionit për realizimin e prokurimit publik të terminaleve të videolotarisë (VLT).

Grubi e pyeti në lidhje me procedurën e prokurimit (shpalljes se tenderit) duke vënë në dukje se procesi kishte nisur më herët dhe se dokumentet ishin shqyrtuar rreth katër muaj përpara, kur ai nuk kryesonte mbledhjet e Qeverisë. Burime të portalit Lideri.mk të afërta me trupin gjyqësor të rastit, thonë se keto pyetje Grubi me siguri i ka parashtruar me rekomandim të mbrojtjes se tij, e cila ështe duke verifikuar nëse atë seancë të mëhershme e ka udhëhequr ish kryeministri Dimitar Kovaçevski, ose zv/kryeministri Fatmir Bytyqi. Të pyetur nëse kjo do të thotë se po kërkojnë që Grubi të lirohet nga arresti, kurse në vend te tij të arrestohet Kovaçevski ose Bytyqi, nga Gjykata thonë se kjo nuk është çështje e mbrojtjes së Grubit.

“Mbrojtja ka për obligim të përgatisë sa më mirë rastin e klientit të tyre, në këtë rast të Grubit. Sa i përket nëse Kovaçevski, Bytyqi ose ndonjë zv/kryeminister tjetër i asaj kohe që eventualisht ka udhëhequr seancën në fjalë, do të shkojë në arest, kjo varet nga Prokuroria e pastaj nga ne si gjykatë”, thonë për Lideri.mk burime të cilat insistojnë për momentin te flasin në kushte anonimiteti.

“Të shohim se çfare argumente posedon mbrojtja e Grubit, e pastaj do te vendosim”, shtojnë ato.

” “

Ndryshe dëshmitari Andonov u përgjigj se nuk e dinte se kur dhe çfarë kishte ndodhur në Qeveri.

Andonovi shpjegoi hollësisht procedurën e prokurimit publik dhe deklaroi se terminalet VLT vazhdojnë të qëndrojnë në depot e Lotarisë Shtetërore dhe ende nuk janë vënë në përdorim.

Ai tha se sektori përkatës kishte dërguar kërkesa në Drejtorinë e të Ardhurave Publike dhe në Ministrinë e Financave për marrjen e vendimeve përkatëse, por nuk mundi të shpjegonte se çfarë vendimesh ishin marrë apo pse pajisjet nuk ishin vënë në funksion.

Andonovi ishte dëshmitari i dytë i Prokurorisë. Mbrojtja nuk pati vërejtje ndaj dëshmisë së tij.

Dëshmitari i parë i Prokurorisë, një ish-drejtor i Lotarisë Shtetërore, u shpall dëshmitar armiqësor gjatë gjykimit, për shkak të mospërputhjeve ndërmjet deklaratës së tij gjatë hetimeve dhe dëshmisë së dhënë në sallën e gjyqit.

Prokurorët që po e trajtojnë rastin njoftuan se do të japin deklarata për këtë çështje dhe për tema të tjera në seancën e ardhshme.

Ish-zëvendëskryeministri Artan Grubi ka ofruar tri banesa, në pronësi të tij dhe të anëtarëve të familjes së tij, si garanci me vlerë rreth 330 mijë euro, në mënyrë që gjykata t’ia kthejë pasaportën.

Gjykata Penale është në pritje të mendimit të Prokurorisë për të vendosur lidhur me kërkesën. Ndërkohë, masa e arrestit shtëpiak ndaj Grubit pritet të përfundojë më 13 tetor./Lideri

Trending