Trendy

Mercedes në “fluturim” – Gruaja nga Strellci kapet nga policia për shpejtësi të madhe

Para 7 muaj

Një grua e fshatit Strellc të Kërçovës është ndaluar nga policia për drejtim të pa kujdesshëm të automjetit, pasi voziste me shpejtësi mbi dyfishin e lejuar.

Ngjarja ndodhi më 17 gusht 2025, rreth orës 15:25, në rrugën “Rruga magjstriale” në Kërçovë. Oficerët e policisë nga DPB Kërçovë ndaluan një automjet “Mercedes” me targa austriake dhe konstatuan se drejtuesja, Z.H., 46 vjeçe nga Strellci, po e drejtonte automjetin me 107 km/orë në një zonë ku lejohet maksimumi 50 km/orë.

Për këtë shkelje, kundër saj do të parashtrohet një padi penale sipas nenit 297-a të Kodit Penal për “drejtim të pa kujdesshëm të automjetit”.

Autoritetet paralajmërojnë se shpejtësia e tejkaluar paraqet rrezik të madh për sigurinë e trafikut dhe bëjnë thirrje për respektimin e kufijve të shpejtësisë.

Trending