Maqedoni

Mësimi ka filluar tre javë më parë – Ende mungojnë disa libra

September 21, 2024, 12:09

Tre javë pas fillimit të vitit të ri shkollor nxënësit vazhdojnë të përballen me mungesë librash ose libra shumë të dëmtuar, shkruan Alsat.

Për të mos humbur nga mësimi shumë prej nxënësve janë detyruar që të blejnë libra të kopjuar.

Ato të ciklit të ulët fillor si libër të kopjuar e blejnë atë të gjuhës maqedonase dhe librat e gjuhëve të huaja. Prindërit vlerësojnë së nëpër librari duhet të rikthehet shitja e librave për arsimin fillor dhe të mesëm.

“Kemi ardhur të bëjmë kopje librin e anglishtes. Për cilën klasë? Për klasën e pestë”, tha një nxënës.

“Më mirë të kthehen librat në librari si kanë qenë më parë se kështu me kopje nuk ka asnjë efekt”, u shpreh një qytetar.

Mungesa më e madhe e librave vërehet te nxënësit nga klasa e gjashtë deri atë të nëntë. Sipas nxënësve, edhe ato që tashmë janë shpërndarë janë shumë të shkarravitura ose me fletë të grisura.

“E kam bë kopje librin e historisë dhe librin e gjuhës shqipe”, tha një nxënës.

“Disa na kanë munguar dhe është dashur t’i bëjmë kopje disa libra. Cilat ju kanë munguar? Në Biologji, Kimi dhe disa lëndë të tjera, edhe në Matematikë. Arsimtarët nuk kanë faj, ka faj tjetër kush sepse arsimtarët nuk pyeten aty”, u shpreh një nxënës.

Sedat Koka, një nga shitësit e librave tha se janë të shumta rastet kur nxënësit e ciklit të lartë fillor kompletojnë të gjitha librat në formë të kopjuar.

“Më së shumti kërkohen libri i gjuhës maqedone për klasën e pestë dhe të katërt edhe komplet librat për klasën e shtatë dhe të tetë pasi aty ka mungesë më shumë të librave. Prej në shkollë u’a japin dy ose tre libra, i kthen edhe ato, nuk i do, i refuzon edhe ato edhe vjen i kompleton të gjitha kopje me të vetmen arsye që të fillon nxënësi i kompletuar me libra. Sa i kushton një familje ose një nxënësi kompletimi i gjitha librave, pasi the më shumë kanë nevojë ata nga klasa e gjashtë deri në të nëntë? Zakonisht për komplet, më shumë se 1200 ose 1500 denarë nuk bëhet varet se sa libra”, tha Sedat Koka, shitës librash.

Ministrja e Arsimit Vesna Janevska disa herë ka përsëritur se viti i ri shkollor 2024-25 do të nisë me të gjitha librat për arsimin fillor përveç atyre për gjuhët e huaja dhe ato të bashkësive./ Alsat.mk

EVN Online

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_9917
Maqedonia e nis me fitore, Musliu sërish shënon ndaj Lihtenshtajnit
IMG_9881
Zhegrova shumë afër kalimit në Serie A
IMG_9878
Ndahet nga jeta në moshën 76-vjeçare legjenda e boksit, George Foreman
IMG_8823
Konfirmohen datat e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve
IMG_8472
Rodrygo: Me Modriçin thirremi ‘babë e bir’

Më shumë nga kategoria

IMG_8823
Konfirmohen datat e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve
IMG_8472
Rodrygo: Me Modriçin thirremi ‘babë e bir’
Jeton Beqiri1
Jeton Beqiri: Duhet ta harrojmë këtë humbje, unë jam fajtori më i madh
IMG_7571
Struga fiton derbin me Shkëndijën, triumfon edhe Gostivari
IMG_6993
Fitojnë Shkëndija dhe Shkupi, Struga humb në Kratovë
IMG_6981
Interi futet në garë për sulmuesin e Liverpulit, Mohamed Sallah
IMG_6465
Erjona Emini, karateistja tetovare që synon kampionatin shtetëror dhe plasman në garat evropiane dhe ndërkombëtare
IMG_6242
Salah kryeson listën e Këpucës së Artë Evropiane
IMG_6062
Nuk plaket kurrë, Luka Modric shënon supergol për Realin ndaj Gironas
IMG_6868
Një burrë 42-vjeçar ka raportuar sulm fizik nga ish-gruaja e tij në Shkup
IMG_9917
Maqedonia e nis me fitore, Musliu sërish shënon ndaj Lihtenshtajnit
IMG_9919
Përgatitet kthimi i pacientëve nga jashtë vendit
IMG_9916
Sali Berisha: Politikani që më frymëzon është Donald Trump
IMG_9913
Në Burgun e Kumanovës ndodhen 12 të dyshuar për ngjarjen në Koçan, përfshirë ish-kryetarët e komunës
IMG_9906
Tragjedinë në Koçan dhe tensionet etnike/ Shoqata shqiptaro-amerikane letër të hapur ambasadores ambasadoren Ageler