Trendy

Messi e blen edhe një skuadër futbollistike, investon përsëri në Spanjë

Para 25 minuta

Lionel Messi ka arritur marrëveshje parimore për blerjen e 100 për qind të aksioneve të Eldenses, klub që garon në Segunda Division të Spanjës, raporton Marca.

Sipas raportimeve, kanë mbetur vetëm disa procedura ligjore dhe miratimi nga Këshilli i Lartë i Sportit në Spanjë për finalizimin e marrëveshjes.

Nëse gjithçka përfundon me sukses, kjo nuk do të jetë hera e parë që Messi bëhet pronar i një klubi profesionist në Spanjë pasi që vitin e kaluar bleu skuadrën e Cornella.

Pritet që marrëveshja përfundimtare të zyrtarizohet në ditët e ardhshme.

Trending