Maqedoni

Mexhiti, komunave: Aplikoni me projekte, 50 milionë euro tjera në dispozicion të komunave

November 8, 2024, 04:11

Zv. kryeministri i Parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, sot së bashku me kryeministrin Hristijan Mickovski dhe Drejtorin e Bankës Evropiane për Investime, Gabriel Bjorn, zhvilloi takim informativ me 58 kryetarë komunash, të cilët u informuan lidhur me kontratën financiare në vlerë prej 50 milionë eurosh, mjete këto të siguruara ndërmjet Bankës Evropiane për Investime, e që e zbaton Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.

Mexhiti tha se takimi kishte për qëllim përforcimin dhe përmirësimin e efikasitetit dhe koordinimit në shfrytëzimin e mjeteve për “Përmirësimin e Infrastrukturës Ujore të Komunave në Maqedoninë e Veriut”, të cilat janë ndarë nga Banka Evropiane për Investime dhe Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, përmes Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor do ti ndan si mjete të pakthyeshme për komunat.

“Me 50 milion euro po bëjmë një hap tjetër përpara për forcimin dhe përmirësimin e kushteve të jetesës për të gjithë qytetarët e vendit tonë, pa përjashtim. Sikurse edhe herën e kaluar, kur ndamë 100 milion euro, as këtë herë nuk kemi ndjekur parimin që mjetet të shpërndahen nëpër komuna të caktuara, por janë marrë parasysh të gjitha komunat në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, tha Mexhiti duke shtuar se mjetet deri më tani nuk janë shfrytëzuar dhe shpërndarë nëpër komuna, por tashmë ka filluar ky proces dhe, që kur kjo Qeveri mori detyrën, është arritur realizim prej 15% prej vlerës së mjeteve, gjë që na mundësoi nisjen e procedurave për realizimin e këtyre grant mjeteve me intensitet të realizimit të projekteve të komunave.

Mjetet, siç informoi Mexhiti i kthen Republika e Maqedonisë së Veriut nga buxheti qendror, ndërsa të njëjta do të shpërndahen sipas metodologjisë dhe janë grante tëpakthyeshme nga Qeveria për komunat.

“Projektet për infrastrukturë ujore në komunat që financohen nga Banka Evropiane për Investime (EIB) lidhen me sistemet e furnizimit me ujë, kanalizim fekal dhe atmosferik, trajtimin e ujit të pijshëm dhe ujërave të zeza, si dhe mbrojtjen nga përmbytjet”, deklaroi Mexhiti para mediave.

EVN Online

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_9917
Maqedonia e nis me fitore, Musliu sërish shënon ndaj Lihtenshtajnit
IMG_9881
Zhegrova shumë afër kalimit në Serie A
IMG_9878
Ndahet nga jeta në moshën 76-vjeçare legjenda e boksit, George Foreman
IMG_8823
Konfirmohen datat e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve
IMG_8472
Rodrygo: Me Modriçin thirremi ‘babë e bir’

Më shumë nga kategoria

IMG_8823
Konfirmohen datat e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve
IMG_8472
Rodrygo: Me Modriçin thirremi ‘babë e bir’
Jeton Beqiri1
Jeton Beqiri: Duhet ta harrojmë këtë humbje, unë jam fajtori më i madh
IMG_7571
Struga fiton derbin me Shkëndijën, triumfon edhe Gostivari
IMG_6993
Fitojnë Shkëndija dhe Shkupi, Struga humb në Kratovë
IMG_6981
Interi futet në garë për sulmuesin e Liverpulit, Mohamed Sallah
IMG_6465
Erjona Emini, karateistja tetovare që synon kampionatin shtetëror dhe plasman në garat evropiane dhe ndërkombëtare
IMG_6242
Salah kryeson listën e Këpucës së Artë Evropiane
IMG_6868
Një burrë 42-vjeçar ka raportuar sulm fizik nga ish-gruaja e tij në Shkup
IMG_9917
Maqedonia e nis me fitore, Musliu sërish shënon ndaj Lihtenshtajnit
IMG_9919
Përgatitet kthimi i pacientëve nga jashtë vendit
IMG_9916
Sali Berisha: Politikani që më frymëzon është Donald Trump
IMG_9913
Në Burgun e Kumanovës ndodhen 12 të dyshuar për ngjarjen në Koçan, përfshirë ish-kryetarët e komunës
IMG_9906
Tragjedinë në Koçan dhe tensionet etnike/ Shoqata shqiptaro-amerikane letër të hapur ambasadores ambasadoren Ageler