Trendy

Mexhiti: Lindita Ahmeti mbetet një zë i veçantë i poezisë dhe kulturës shqiptare

Para 4 orë

Në kuadër të Panairit të Librit Shqip – Shkupi 2026, sot u mbajt një orë përkujtimore kushtuar poetes dhe studiueses së shquar Lindita Ahmeti, me rastin e dyvjetorit të ndarjes së saj nga jeta.

Përmes leximit dhe diskutimit të poezive të saj, të pranishmit rikujtuan krijimtarinë, mendimin dhe kontributin e Lindita Ahmetit në letërsinë dhe kulturën shqiptare, duke nderuar figurën e një prej zërave më autentikë të poezisë bashkëkohore shqiptare.

“Lindita Ahmeti la pas një vepër që vazhdon të jetojë përmes lexuesve dhe dashamirëve të poezisë. Kujtimi për të është njëkohësisht nderim për krijimtarinë, dijen dhe vlerat që ajo i dha kulturës shqiptare”, theksoi Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti.

Ora përkujtimore ishte pjesë e programit të Panairit të Librit Shqip – Shkupi 2026, i cili po zhvillohet në Sheshin Skënderbeu në kuadër të manifestimit “Vera Kulturore e Çairit 2026”.

Trending