Mexhiti: Në Manastir tani ka rreth 50 deponi të egra, ideja është të krijohet 1 që nuk do të ketë efekte negative në mjedisin jetësor

Para 3 javë

Lokacioni në Manastir tani ka rreth 50 deponi ilegale, ndërsa projekti parasheh një lokacion të ri në kuadër të direktivave të BE-së, afër TEC Manastir. Mjetet janë pranuar dhe nuk ka efekte negative në mjedisin jetësor, tha zëvendëskryeministri dhe ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti.

Duke iu përgjigjur pyetjes së deputetes Bisera Kostadinovska Stojçevska nga LSDM, Mexhiti tha se ideja është që të ndërtohet një rrugë e re për qasje në këtë deponi, e cila nuk do të kalojë nëpër Manastir.

“Kjo është faza e parë dhe të gjithë duhet të mbledhim forca dhe mjete për të hyrë në fazën e dytë dhe të tretë, që do të thotë edhe riciklim. Nuk do të bëhet asgjë që nuk është në interes të qytetarëve”, tha Mexhiti.