Gjatë ceremonisë për shënimin e njëvjetorit të qeverisjes, zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti, prezantoi arritjet konkrete të qeverisë, duke theksuar përparimin e bërë në fushat e punësimit, pagave dhe mbështetjes për vetëpunësim. Ai nënvizoi se kjo qeveri nuk e mbylli vitin me premtime boshe, por me punë dhe fakte të prekshme.
“Në vetëm një vit, krahas projekteve madhore, kemi ndërtuar drejtësi. Krahas investimeve, kemi rikthyer besimin. Nuk përmbyllëm vitin vetëm me fjalë të bukura, por me vepra konkrete. Ne hapëm mijëra vende të reja pune këtë vit… Investuam 40 milionë euro për vetëpunësim… paga minimale është rritur, ndërsa mësuesit, mjekët dhe policët kanë përjetuar rritjen më të madhe të pagave në dekada,” tha Mexhiti.
Ky bilanc nënvizon përpjekjet e qeverisë për të krijuar një ambient më të mirë jetese dhe punësimi, duke rikthyer besimin tek qytetarët dhe duke siguruar përmirësime të dukshme në standardin e jetesës për profesionistët kryesorë të shoqërisë.





