Trendy

Mexhiti: Puna në realizimin e Korridorit 8 është trefishuar! Çfarë ka bërë Taipi 9 muaj si zv/drejtor?

Para 6 muaj

Më vjen keq që këto që nuk e patën prioritet interesin e anëtarësisë së vet, gojën plot me rrugën e Arben Xhaferit dhe përfunduan në rrugën e Ali Ahmetit, tha Izet Mexhiti duke komentuar deklaratat e djeshme të nënkryetarit të ASH-Taravari, Nazim Taipi, i cili si zv/drejtor në largim në NP “Rrugët Shtetërore” tha se mund të prolongohet për disa vite realizimi i rrugës Tetovë-Prizren.

“Mirë është zv/drejtori të tregojë këto 9 muaj çfarë ka bërë atë projekt, çfarë ka realizuar në qeveri, sa kanë luftuar për këto projekte dhe mandej të marrin të drejtën për opozitë”, tha Mexhiti.

Mexhiti tha se puna për Korridorin 8 është trefishuar.

“Është trefishuar puna e realizimit të Korridorit 8. Është trefishuar eksproprimi i tokës në korridorin 8, është dyfishuar apo trefishuar intensiteti i punës në rrugën Kërçovë-Strugë, ku brenda qeverisjes së BDI-së ka pasur diku 14 viktima e më tepër, pasi janë tallur me atë rrugë”, tha Mexhiti duke njoftuar se këto ditë do të hapet tenderimi për rrugën Shkup-Bllacë.

Trending