Trendy

Mexhiti: Rona Nishliu vjen në Çair për një koncert të veçantë në festat e Nëntorit

Para 60 minuta

Këngëtarja e njohur shqiptare, Rona Nishliu, do të jetë pjesë e programit festiv të Komunës së Çairit me rastin e festave të Nëntorit.

Në kuadër të përgatitjeve për koncertin, Nishliu ka qëndruar në Shkup, ku është takuar edhe me kryetarin e Komunës së Çairit, Izet Mexhiti. Koncerti synon të sjellë një mbrëmje të veçantë artistike, të ndërthurur me muzikë, kulturë dhe atmosferën festive të Nëntorit.

“Është kënaqësi të bashkëpunojmë me artistë të njohur shqiptarë, veçanërisht për aktivitete që i kushtohen historisë dhe kulturës sonë. Me Rona Nishliun po përgatisim një mbrëmje të veçantë për qytetarët e Çairit, në frymën e festave të Nëntorit”, ka deklaruar Mexhiti.

Koncerti do të jetë pjesë e agjendës kulturore të Komunës së Çairit, ndërsa data, vendi dhe detajet e programit do të publikohen së shpejti.

“Këtë të shtunë e nisa me një takim të veçantë, me këngëtaren e njohur shqiptare, Rona Nishliu.

Rona ishte sot në Shkup, në përgatitjet për koncertin e saj që do mbahet kushtuar festave të Nëntorit, që do të organizohet në kuadër të aktiviteteve kulturore të Komunës së Çairit

Takimet me artistë janë gjithmonë frymëzuese, por kur bëhen për të përgatitur një ngjarje kushtuar Nëntorit, historisë dhe kulturës sonë, marrin një rëndësi edhe më të madhe.

Po përgatitemi për një mbrëmje të bukur, me muzikë, kulturë dhe atmosferën e veçantë që sjellin festat e Nëntorit në Çair”, tha Mexhiti.

Trending