Trendy

Mexhiti: Zvicra mbetet partner i rëndësishëm në rrugëtimin evropian të vendit

Para 2 orë

Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, zhvilloi takim me Ambasadorin e Zvicrës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, z. Christoph Sommer, gjatë të cilit u diskutua për zhvillimet aktuale politike, proceset reformuese dhe perspektivën evropiane të vendit.

Gjatë takimit, Mexhiti shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme që Konfederata Zvicerane i ka ofruar Maqedonisë së Veriut në fusha me rëndësi për zhvillimin demokratik, institucional dhe ekonomik.

“Zvicra ka qenë dhe mbetet një partner i rëndësishëm i vendit tonë. Mbështetja e saj e vazhdueshme për proceset reformuese, zhvillimin demokratik dhe integrimin evropian paraqet një kontribut të çmuar për të ardhmen e vendit,” u shpreh Mexhiti.

Bashkëbiseduesit vlerësuan marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet dy vendeve, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit dhe partneritetit strategjik në funksion të avancimit të reformave dhe perspektivës evropiane të Maqedonisë së Veriut.

Trending