Maqedoni

Mickoski: Ose askush të mos punojë të dielën, ose ata që punojnë të marrin një pagesë dyfish ose trefish më të lartë për atë ditë

Picture of Autori

Autori

Portali Tetova

December 26, 2024, 12:12

A do të ketë ndryshime në zgjidhjen ligjore për të dielën si ditë jo pune, do të dihet pas seancës së ardhshme të Këshillit Ekonomiko-Social (EKS), ku do të bisedohet qartë dhe hapur me punëdhënësit dhe punëtorët, njoftoi sot kryeministri Hristijan Mickoski.

“Mendimi im personal është që të gjithë ata që arrijnë një marrëveshje me punëdhënësit të mund të punojnë të dielën dhe të marrin një pagë dyfish ose trefish më të lartë, ose askush të mos punojë. Ose do të vlejë për të gjithë, ose nuk do të vlejë për askënd, dhe ne nuk do të ndjekim politika të standardeve të dyfishta. Nëse do të ketë ndërhyrje ligjore dhe çfarë natyre do të kenë ato, do të varet nga rezultati i takimit të ardhshëm të EKS. Kemi biseduar tashmë për këtë çështje me sindikatat dhe dhomat e tregtisë, dhe nuk është një temë që duam ta imponojmë. Nuk e kemi diskutuar në një rreth të ngushtë për të marrë më pas një vendim që të mos dimë çfarë të bëjmë me të. Nuk do të bëjmë asgjë me forcë,” tha Mickoski në përgjigje të një pyetjeje në seancën e sotme parlamentare kushtuar pyetjeve të deputetëve.

Në përgjithësi, siç u shpreh Mickoski, po shqyrtohen dy zgjidhje kryesore: ose askush të mos punojë të dielën, ose të lejohet puna për ata që paguajnë një pagë të dyfishtë ditore ose bien dakord për kushte të tjera me sindikatat. Ai theksoi se e diela tashmë është ditë pune për disa profesione dhe operatorë ekonomikë, të cilët, sipas tij, përcaktohen sipas një kornize specifike.

Shtoi gjithashtu se ekzistojnë procese prodhuese për të cilat është e domosdoshme që e diela të jetë ditë pune, për shkak se ndalimi i procesit të prodhimit nuk është i mundur.

“Si Qeveri, po shtrojmë pyetjen: ose askush të mos punojë, përfshirë ata që tashmë punojnë, ose të punojnë ata që dëshirojnë të punojnë, por vetëm me pëlqimin e punëtorëve që do të marrin një pagë të dyfishtë ditore. Ky është dilema që kemi si Qeveri, dhe nuk shohim asgjë të keqe në këtë,” tha Mickoski.

Mickoski theksoi se sondazhet e tyre për matjen e opinionit publik, të cilat i realizojnë tre herë në muaj, tregojnë se 75% e qytetarëve të anketuar janë në favor që e diela të jetë ditë pune për ata që dëshirojnë të punojnë, me kusht që të paguhen me një pagë të dyfishtë ditore.

“Nëse duam të diversifikojmë ekonominë dhe të ndryshojmë modelin dhe konceptin tonë ekonomik, në të ardhmen duhet të fokusohemi në procese prodhuese që nuk mund të ndërpriten. Duhet të mendojmë se ku do të jemi pas pesë deri në dhjetë vjet, sepse realiteti në Evropë po ndryshon, dhe në botë po shfaqen qendra të reja në hartën e prodhuesve kryesorë,” tha Mickoski.

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_1188
Enis Bardhi largohet nga Trabzonspori, ekipi i ndau plakatë mirënjohjeje
IMG_9346
Broja luan titullar në humbjen e Everton, Manchester City rikthehet te fitorja
IMG_8466
Skenë e papranueshme në Tiranë, bokseri serb del në ring me këngë anti-Kosovë
IMG_8352
Masar Omeragiq zyrtarisht kryetar i ri i FFM-së: Nga nesër fillojmë me punë intensive
IMG_8293
Sot zgjedhjet kryetari i ri i FFM-së

Më shumë nga kategoria

IMG_8352
Masar Omeragiq zyrtarisht kryetar i ri i FFM-së: Nga nesër fillojmë me punë intensive
IMG_8293
Sot zgjedhjet kryetari i ri i FFM-së
IMG_8197
Mbape: Luka Modriçi ka më shumë tituj se sa unë që kam vjetë!
IMG_7738
Lamine Yamal merr çmimin “Golden Boy”
IMG_7415
Cana flet për përleshjen me tifozin serb: Ma kishte kafshuar gishtin, gati sa nuk ma këputi
IMG_7143
Shorti, Shqipëria rigjen Anglinë dhe sfidon Serbinë pas 10 vitesh
IMG_1199
Arrestohet një politikan në kufirin Kosovë-Maqedoni (Foto)
IMG_1188
Enis Bardhi largohet nga Trabzonspori, ekipi i ndau plakatë mirënjohjeje
IMG_1174
Kurti në Kaçanik, kërkon edhe një mandat për realizimin e premtimeve
IMG_1173
Kamerat “Safe city” do të regjistrojnë çdo shkelje në komunikacion, gjobat do të merren në mënyrë elektronike
IMG_1172
Taravari i ftuar në inaugurimin e presidentit Donald J. Trump në Washington
IMG_1169
Walker në Reçak: Tani ka njerëz nga e gjithë Kosova! Çdo vit mbetem i mahnitur nga numri i njerëzve që vinë këtu