Lajme

Mickoski uroi “faljen” ortodokse, por jo Ramazanin

March 3, 2025, 09:03

Besimtarët ortodoks shënojnë “Faljen”, ditën në vigjilje të nisjes së agjërimit të Pashkëve.

Kjo festë simbolizon faljen midis njerëzve, që ti lënë mëkatet me privimin nga ushqimi i yndyrshëm, kurse përmes agjërimit të përmbahen edhe nga mëkatet. Këtë festë besimtarëve ortodoks ua ka uruar edhe Kryeministri Mickoski, I cili përmes një postimi në Facebook thotë se kjo ditë na rikujton rëndësinë e faljes, qetësisë shpirtërore dhe afërsisë njerëzore. “Le të jetë kjo ditë nxitje që të afrohemi me njëri-tjetrin, ti tejkalojmë mosmarrëveshjet dhe ta përforcojmë besimin në unitet.

Vetëm me respekt të ndërsjellë dhe me sinqeritet mund të krijojmë shoqëri më të fuqishme dhe më të drejtë” – thuhet në urimin e Kryeministrit Mickoski. Por, në postimin në Facebook, Mickoski shkruan se “duke shpejtuar gjatë përditshmërisë shpeshherë harrojmë se fuqia e vërtetë qëndron në aftësinë për të treguar mirëkuptim për veprimet e tjerëve dhe të vazhdojmë përpara me zemër të pastër”. E kuptojmë se Kryeministri ka një agjendë të ngjeshur.

Gjithashtu e kuptojmë se gjatë nisjes së Muajit të Shenjtë të Ramazanit ishte në Turqi, por fakt është se besimtarët mysliman u privuan nga urimi i Kryeministrit të tyre për këtë muaj të bekuar e të dalluar.

Nuk dihet nëse bëhet fjalë për standarde të dyfishta, por të urosh publikisht “Proçkën” ortodokse e nga ana tjetër të njëjtën gjë të mos e bësh për Muajin e Shenjtë të Ramazanit kundrejt një popullate të tërë myslimane që jeton në Maqedoninë e Veriut, më pak që mund të thuhet, paraqet mospërfilje ndaj kësaj popullate, që fatmirësisht në festat fetare ka ditur të bashkohet e të dëshmojë vlera tolerance e mirëkuptimi pa marrë parasysh përkatësinë etnike e fetare. Le ta përmbyllim këtë tekst me shkrimin në fund të postimit në Facebook të Kryeministrit Mickoski në urimin drejtuar besimtarëve ortokoks.

“Këto gjeste të thella nuk janë vetëm zakone, por një mesazh i fuqishëm se askush nuk është i pagabueshëm dhe se secili ka mundësi të tregojë mirësi në vend të zemërimit” – shkruan Kryeministri. Po, askush nuk është I pagabueshëm. Madje as edhe Kryeministri! Fitër Bajrami është shumë afër mbase në këtë festë fetare do të reflektojë (Klan)

EVN Online

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_8823
Konfirmohen datat e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve
IMG_8472
Rodrygo: Me Modriçin thirremi ‘babë e bir’
Jeton Beqiri1
Jeton Beqiri: Duhet ta harrojmë këtë humbje, unë jam fajtori më i madh
IMG_7571
Struga fiton derbin me Shkëndijën, triumfon edhe Gostivari
IMG_6993
Fitojnë Shkëndija dhe Shkupi, Struga humb në Kratovë

Më shumë nga kategoria

IMG_7571
Struga fiton derbin me Shkëndijën, triumfon edhe Gostivari
IMG_6993
Fitojnë Shkëndija dhe Shkupi, Struga humb në Kratovë
IMG_6981
Interi futet në garë për sulmuesin e Liverpulit, Mohamed Sallah
IMG_6465
Erjona Emini, karateistja tetovare që synon kampionatin shtetëror dhe plasman në garat evropiane dhe ndërkombëtare
IMG_6242
Salah kryeson listën e Këpucës së Artë Evropiane
IMG_6062
Nuk plaket kurrë, Luka Modric shënon supergol për Realin ndaj Gironas
IMG_5829
Ish-kampioni evropian i boksit, gjermani Mario Daser, është plagosur me armë në Beograd
izetmexhitilajm-696x473
24 Vjet nga Fillimi i Luftimeve të Brigadës 112 “Mujdin Aliu” – Izet Mexhiti: “Sakrifica e tyre nuk do të harrohet kurrë”
IMG_8940
Nga nesër në mesnatë përfundon detyrimi për pajisje dimërore në automjete
IMG_8937
Aliber Zeqiri emërohet komandant i Stacionit Policor në Kamjan të Tetovës
IMG_8936
Fetai takoi drejtorin e NDI-së Dejvid Sir
IMG_8934
Të shtëna me armë në lagjen Dyqanxhik të Shkupit
IMG_8933
Mickoski: Po punojmë për një mega investim në infrastrukturë dhe shëndetësi prej disa miliarda eurosh