Trendy

Ministri Iranian: SHBA e lut botën të blejë naftën ruse

Para 2 orë

Ministri i Jashtëm i Iran, Seyed Abbas Araghchi, e ka quajtur SHBA-në “qesharake” dhe e ka akuzuar se po “lut botën” të blejë naftë ruse.

Më herët, Amerika kishte njoftuar se po lehtëson përkohësisht sanksionet mbi naftën ruse (të vendosura për të ndërprerë financimin e luftës në Ukrainë), në një përpjekje për të ulur çmimet në rritje, raporton skynews, transmeton Sinjali.

Postimi i Araghchit përfshinte faqen e parë të Financial Times të së premtes, e cila pretendonte se Rusia do të fitonte 150 milionë dollarë në ditë (113 milionë paund) pas këtij veprimi të SHBA-së.

Korrespondenti i Sky News në Moskë, tha se Kremlini do të ishte i kënaqur me këtë lëvizje, pasi i siguronte një injeksion cash për një muaj – si dhe një fitore diplomatike.

“Ne tashmë po shohim që biznesi ka filluar. Tajlanda ka thënë se është gati të blejë naftën,” tha Bennett.

Trending