Maqedoni

Mobilizim i fuqishëm i Lëvizjes Demokratike të Izet Mexhitit në Gazi Babë, zyrtarizohet nëndega “Teli”

Picture of Autori

Autori

Portali Tetova

February 4, 2025, 10:02

Lëvizja Demokratike e Izet Mexhitit vazhdon konsolidimin dhe fuqizimin e saj në terren, duke zgjeruar dhe forcuar strukturat organizative. Në këtë kuadër, është zyrtarizuar nëndega “Teli” në lagjen Gazi Babë të degës së Çairit, duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt përfaqësimit të denjë dhe aktivizimit politik në këtë zonë.

Në një atmosferë entuziaste dhe me pjesëmarrje të gjerë, anëtarët e Lëvizjes Demokratike shprehën përkushtimin e tyre për një proces zgjedhor transparent dhe demokratik. Në kuadër të këtij organizimi, Adnan Ejupi u emërua kryekoordinator i kësaj nëndege, ndërsa ekipi përbëhet nga dhjetëra aktivistë të përkushtuar që njihen për angazhimin e tyre në komunitet.

Ky mobilizim i fuqishëm është dëshmi e qartë e rritjes dhe fuqizimit të Lëvizjes Demokratike të Izet Mexhitit, e cila po ecën përpara me vizion të qartë dhe energji të reja. Me një strukturë të organizuar dhe një ekip të përgatitur, LD-ja synon të ofrojë një alternativë të fortë dhe të besueshme për qytetarët në proceset zgjedhore të ardhshme” – thuhet në njoftimin e LD-së. /tetova1/

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_5199
Rinis kampionati elitar, fitojnë Shkëndija dhe Shkupi, humb Struga
IMG_4947
Vardari refuzon kërkesën e Ballistëve: Nuk jeni të mirëseardhur!
IMG_4717
Pal Dreshaj, presidenti i skuadrës shqiptare në Mal të Zi që e dërgoi në majat e suksesit
IMG_3155
UEFA Champions/ Shorti i play-offit, Real Madridi – Manchester City
IMG_2744
Zyrtare: Fabrice Tamba nënshkruan me Shkëndijën e Tetovës

Më shumë nga kategoria

IMG_3155
UEFA Champions/ Shorti i play-offit, Real Madridi – Manchester City
IMG_2744
Zyrtare: Fabrice Tamba nënshkruan me Shkëndijën e Tetovës
IMG_2170
Musa Selimi, njeriu i sukseseve të mëdha
IMG_1970
Kristiano Ronaldo, një makineri e golave që s’ka të ndalur
IMG_5219
Familja e Frosinës udhëhoqi protestën: “Paratë e pista – pasoja vdekjeprurëse”
IMG_5217
Përvjetori i Pavarësisë së Kosovës, Trump uron presidenten Osmani
IMG_5211
“Kemi ndërmarrë masa urgjente për të vërtetuar gjendjen faktike për arrestimin e Emin Bajramit” – thonë nga VLEN-i
IMG_5201
Izet Mexhiti nderoi Dëshmorët e Lirisë. Vendosi lule pranë Shqiponjës së UÇK-së në Fushë Tophanë
IMG_5199
Rinis kampionati elitar, fitojnë Shkëndija dhe Shkupi, humb Struga
IMG_5192
Nisma e BDI-së për reforma dhe veting brenda partisë ka shkaktuar përqeshje dhe ironi nëpër rrjetet sociale