Kryeministri i Indisë, Narendra Modi i kërkoi presidentit rus, Vladimir Putin, të ndërmarrë hapa për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, gjatë takimit të tyre në samitin e Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (SCO), që po zhvillohet në kryeqytetin e Kirgistanit, Bishkek.
Gjatë bisedimeve, Modi tha se India mbështet të gjitha përpjekjet për arritjen e paqes.
“Duhet të kalojmë nga një luftë pa fund drejt përfundimit të luftës”, tha ai, duke përsëritur thirrjen që e ka bërë edhe më parë.
Putini u përgjigj se Rusia tashmë ndodhet drejt kësaj rruge.
Lufta nisi pas pushtimit në shkallë të gjerë të Ukrainës nga Rusia, në shkurt të vitit 2022.
India dhe Kina vijojnë të kenë marrëdhënie tregtare me Rusinë, ndërsa Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian kanë vendosur sanksione ndaj Moskës për shkak të luftës. /atsh











