Kroacia ka pësuar një nga humbjet më të rënda në historinë e saj, duke u mposhtur 0-7 nga Anglia në Rijeka.
Pas ndeshjes, kapiteni i Kroacisë, Luka Modrić, nuk e fshehu zhgënjimin për paraqitjen e skuadrës, duke thënë se për herë të parë gjatë karrierës së tij me kombëtaren është ndier i turpëruar pas një ndeshjeje.
“Është e vështirë të gjesh një shpjegim për një performancë të tillë pa duele, faulle, agresivitet, bashkim. Kam qenë këtu për 20 vjet, por për herë të parë ndihem i turpëruar pas një ndeshjeje”, deklaroi Modrić.
Ai shtoi se një humbje mund të ndodhë kur kundërshtari është më i mirë, por mënyra se si Kroacia u mposht në Rijeka, sipas tij, është e papranueshme.
Kroacia do ta zhvillojë ndeshjen e radhës të mërkurën ndaj Spanjës në Split.











