Ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu thotë se Kosova dhe Shqipëria duhet të kenë strategji të përbashkët në fushën e mbrojtjes, përcjell TV21. Moisiu thotë se si komb duhet të jemi më solid.
“Kam kritikuar edhe qeverinë shqiptare të Tiranës, edhe qeverinë e Kosovës, duhet të koordinohen më shumë dhe më mirë, të kenë një strategji mbrojtjeje të përbashkët si komb, duhet të bashkëpunojnë edhe ministritë e mbrojtjes, edhe shtabet e përgjithshme të ushtrisë shqiptare dhe forcave të sigurisë të Kosovës, që të jemi më solid, më të gatshëm për të përballuar çdo lloj aventure”, deklaroi Moisiu për Kosovapress.