Maqedoni

Murtezani në Athinë në takim me zëvendësministren e punëve të jashtme greke, Aleksandra Papadopullu

February 7, 2025, 12:02

Ministri për Çështje Evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Orhan Murtezani, u takua sot në Athinë me zëvendësministren e Punëve të Jashtme të Republikës Helene, ambasadoren Aleksandra Papadopullu.

Në takim u riafirmua angazhimi i përbashkët për avancimin e marrëdhënieve fqinjësore dhe thellimin e bashkëpunimit në fushat kyçe me interes reciprok. Ministri Murtezani theksoi se Maqedonia e Veriut dhe Greqia, si dy vende fqinje, partnere dhe aleatë të NATO-s, duhet të vazhdojnë të punojnë në përforcimin e stabilitetit rajonal dhe zhvillimit ekonomik, me fokus të veçantë në lidhjen tregtare dhe energjetike, projektet e infrastrukturës dhe bashkëpunimin sektorial.

Theksi i bisedimeve u vendos në integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut, Planin e Rritjes së KE-së për BP dhe Agjendën reformuese të vendit. Ministri Mourtezani shprehu mirënjohjen për mbështetjen që Greqia i jep procesit tonë të integrimit evropian. Bashkëbiseduesit konstatuan se më shumë se dy dekada pas samitit historik BE-BP në Selanik në vitin 2003, kur Unioni riafirmoi perspektivën evropiane të rajonit, nevojitet veprim më i fortë dhe më efektiv për të siguruar që integrimi mbetet një proces i besueshëm dhe i realizueshëm.

Në këtë kontekst, Murtezani dhe Papadopullu diskutuan hapur për sfidat me të cilat përballet Maqedonia e Veriut në rrugën drejt anëtarësimit të plotë, përfshirë nevojën për të kapërcyer çështjet e hapura që ndikojnë në dinamikën e negociatave. U theksua rëndësia e proceseve të reformave, por edhe nevoja për të ruajtur një perspektivë të qartë dhe të parashikueshme evropiane për vendin. Nga ana greke u riafirmua gatishmëria për të promovuar në mënyrë aktive të ardhmen evropiane të Maqedonisë së Veriut, duke ofruar mbështetje politike brenda institucioneve evropiane.

Bashkëbiseduesit diskutuan edhe për zbatimin e Marrëveshjes së Prespës, gjatë së cilës u shkëmbyen pikëpamje mbi sfidat, por edhe mbi mekanizmat përmes të cilave të dyja palët mund të trajtojnë në mënyrë proaktive çështjet që dalin nga zbatimi i saj. Në të njëjtën kohë, u theksua se Marrëveshja Përfundimtare krijoi mundësi të rëndësishme për përforcimin e bashkëpunimit dypalësh dhe integrimin rajonal, kurse rezultatet e deritanishme tregojnë se me angazhim dhe një qasje konstruktive, mund të tejkalohen të gjitha sfidat dhe të shfrytëzohen të gjitha përfitimet që sjell bashkëpunimi.

Në kuadër të bisedimeve, u shkëmbyen mendime edhe për zhvillimet më të gjera rajonale, me theks në perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor, nevojën për të ruajtur stabilitetin në rajon, si dhe për sfidat aktuale lidhur me çështjet globale të sigurisë. U theksua rëndësia e veprimit të përbashkët brenda organizatave ndërkombëtare, si NATO, OSBE dhe Këshillin e Evropës, për avancimin e paqes, demokracisë dhe sundimin e ligjit.

Ministri Murtezani falënderoi për diskutimin e hapur dhe konstruktiv dhe riafirmoi gatishmërinë e Maqedonisë së Veriut për thellimin e bashkëpunimit dypalësh dhe rajonal me Greqinë, si dhe për të vazhduar reformat që do të përshpejtojnë procesin e integrimit evropian.

EVN Online

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_8823
Konfirmohen datat e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve
IMG_8472
Rodrygo: Me Modriçin thirremi ‘babë e bir’
Jeton Beqiri1
Jeton Beqiri: Duhet ta harrojmë këtë humbje, unë jam fajtori më i madh
IMG_7571
Struga fiton derbin me Shkëndijën, triumfon edhe Gostivari
IMG_6993
Fitojnë Shkëndija dhe Shkupi, Struga humb në Kratovë

Më shumë nga kategoria

IMG_7571
Struga fiton derbin me Shkëndijën, triumfon edhe Gostivari
IMG_6993
Fitojnë Shkëndija dhe Shkupi, Struga humb në Kratovë
IMG_6981
Interi futet në garë për sulmuesin e Liverpulit, Mohamed Sallah
IMG_6465
Erjona Emini, karateistja tetovare që synon kampionatin shtetëror dhe plasman në garat evropiane dhe ndërkombëtare
IMG_6242
Salah kryeson listën e Këpucës së Artë Evropiane
IMG_6062
Nuk plaket kurrë, Luka Modric shënon supergol për Realin ndaj Gironas
IMG_5829
Ish-kampioni evropian i boksit, gjermani Mario Daser, është plagosur me armë në Beograd
IMG_9212
Komuna e Tetovës i bashkohet dhimbjes së familjarëve të viktimave në Koçani
IMG_9209
Toshkovski: Bendi “DNK” i solli mjetet piroteknike në diskotekë
IMG_9206
Jep dorëheqje kryetari i Komunës së Koçanit për arsye morale
IMG_9204
Vokalistja e grupit DNK viktimë e tragjedisë në Maqedoni, humbi bashkëshortin pak vite më parë
IMG_9190
Taravari: 84 pacientë po mjekohen në klinikat e Shkupit, 51 jashtë vendit, numri do rritet!
kreshnik-bekteshi-780x439-1
Kreshnik Bekteshi e kalon natën në stacionin policor në Karposh, ende po merret në pyetje