Trendy

Ndalimi i thikave në Berlin – gjobat deri në 10.000 Euro

Para 7 muaj

Prej ditës së sotme, në Berlin ndalohet tërësisht mbajtja e të gjitha thikave në trena, në autobusë dhe në stacione të trenave apo autobusëve. Mbajtja e këtyre armësve ka qenë e ndaluar edhe deri tani, por tani ndalohen TË GJITHA LLOJET e thikave.
Ndalohet mbajtja e të gjitha thikave të mëdha, thikave të kuzhinës por edhe thikave të xhepit, pra ato që janë më të vogla.
Qëllimi i kësaj mase është që të parandohen sulmet dhe therrjet që janë shpeshtuar shumë kohët e fundit në shumë zona të Gjermanisë.
Autoritetet thonë se denimet do të jenë të mëdha, për ata që kepen me këto armë. Gjobat mund të shkojnë deri në 10.000 Euro, e mudn të ketë edhe masa të tjera. Ndaj kujdes.
Ndryshe, masa të ngjashme janë paralajmëruar edhe në shumë qytete të tjera.
Natyrisht që ndalohet edhe mbajtja e armëve të tjera, por këtë besoj se e dini.
/Bahri Cani/

Trending