Trendy

Ndalohet lëvizja nëpër pyje nga 1 korriku deri më 31 gusht! Gjoba deri në 2000 mijë euro

Para 2 orë

Nga 1 korriku deri më 31 gusht do të hyjë në fuqi ndalimi i lëvizjes nëpër pyje dhe zonat pyjore. Lëvizja do të lejohet vetëm me leje me shkrim të lëshuar nga njësitë rajonale të NP “Pyjet Kombëtare” dhe Parqet Kombëtare, përkatësisht për zonat që ato administrojnë.
Ndalimi vendoset me qëllim parandalimin dhe shmangien e zjarreve në pyje.

Për mosrespektimin e ndalimit, personat fizikë që do të kapen duke lëvizur në pyje ose në tokë pyjore do të gjobiten me nga 1.500 deri në 2.000 euro, në kundërvlerë me denarë.

Trending