Tetovë, 05 Korrik 2025 – F.B. (30) nga fshati Llërc është ndaluar nga zyrtarët policorë në rrugën “Iliria” në Tetovë, pasi me mjetin e tij katërcikël ka penguar punonjësit e policisë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.
I njëjti është shoqëruar në stacionin policor, ndërsa ndaj tij do të ngrihet parashtresë në përputhje me nenin 382 të Kodit Penal të RMV për pengim të personit zyrtar në ushtrimin e detyrës.
Rasti po dokumentohet dhe pritet të kalojë në fazën e procedimit penal.





