Trendy

Nesër disa fshatra të komunës Tearcës do të mbeten pa rrymë

Para 3 orë

Disa vendbanime në rajonin e komunës së Tearcës nesër (15 prill 2026) do të përballen me ndërprerje të energjisë elektrike për shkak të punimeve të planifikuara në rrjet, përcjell tetova1

Sipas njoftimeve, pa rrymë do të jetë fshati Gllogjë në periudhën nga ora 09:00 deri në 14:00, ku do të preken pjesët e fshatit në drejtim të xhamisë, si dhe objektet përreth saj.

Në të njëjtin interval kohor, nga ora 09:00 deri në 14:00, pa energji elektrike do të mbetet edhe fshati Përshevcë, konkretisht pjesa e fshatit në drejtim të restorantit “Panorama”.

Gjithashtu, nga ora 09:30 deri në 14:30, ndërprerje të rrymës do të ketë edhe në fshatin Shemshovë, ku një pjesë e vendbanimit do të mbetet pa energji.

Autoritetet kompetente bëjnë të ditur se bëhet fjalë për ndërhyrje të planifikuara në rrjetin elektrodistribuiv, me qëllim përmirësimin e cilësisë së furnizimit me energji elektrike. Qytetarët apelohen që të planifikojnë aktivitetet e tyre me kohë./tetova1.mk

Trending