Opens in a new tab
Trendy

Nesër disa vendbanime në Tetovë, Tearcë dhe Zhelinë mbeten pa rrymë, ja ku dhe kur

Para 3 orë

Ndërprerje të planifikuara të furnizimit me energji elektrike janë paralajmëruar për nesër, të mërkurën, më 14 tetor 2026, në disa vendbanime të rajonit të Tetovës, përcjell tetova1

Sipas orarit të publikuar, i gjithë fshati Dobrosht, në Komunën e Tearcës, do të mbetet pa energji elektrike nga ora 09:00 deri në orën 14:00.

Në Zhelinë, ndërprerja do të zgjasë nga ora 09:00 deri në orën 14:00, ndërsa një pjesë e fshatit Ozormisht do të jetë pa rrymë nga ora 09:00 deri në orën 14:16.

Ndërprerje është paralajmëruar edhe në një pjesë të fshatit Strimnicë, në zonën pranë objekteve afër xhamisë, nga ora 09:30 deri në orën 14:00./tetova1.mk

Trending