Trendy

Nesër pa energji elektrike një pjesë e madhe e Tetovës dhe Bogovinës

Para 1 orë

EVN ka njoftuar ndërprerje të reja të planifikuara të energjisë elektrike në Tetovë dhe Bogovinë për të enjten, 8 tetor 2026. Për shkak të ndërhyrjeve teknike, pa energji elektrike do të mbeten disa lagje të qytetit të Tetovës, si dhe disa fshatra, përcjell tetova1

Sipas orarit të publikuar, ndërprerjet do të zhvillohen në këto intervale:

TETOVË – nga ora 09:00 deri në 14:00

Një pjesë e lagjes Cetinska, objektet pranë SHFK “Vëllazërimi”, objektet në drejtim të stadiumit të Tetovës, si dhe objektet pranë TN “Kulla” në Popllan.

TETOVË – nga ora 09:00 deri në 09:30
(ndërprerje e shkurtër)

Objektet në lagjen Drenovec dhe lagjen Potok, objektet në kryqëzimin e rrugëve “V.S. Bato” dhe “Marshal Tito”, si dhe objektet pranë parkingut përballë tregut.

TETOVË – nga ora 09:00 deri në 14:00

Një pjesë e qytetit të Tetovës, konkretisht objektet që ndodhen nën Stacionin Hekurudhor, në afërsi të Meda 3.

TETOVË – nga ora 09:30 deri në 12:30

Një pjesë e fshatit Kallnik, fshati Reçicë e Epërme, HPP Reçicë e Epërme dhe HPP Reçicë e Epërme 2.

TETOVË – nga ora 09:30 deri në 14:00

Objektet në lagjen Dereboj, prapa KEC-it të EVN-së në Tetovë.

BOGOVINË – nga ora 09:30 deri në 14:00

• Një pjesë e fshatit Kamjan, objektet mbi xhaminë në qendër të fshatit.

• Një pjesë e fshatit Sëllarcë e Epërme.

Energjia elektrike do të rikthehet menjëherë pas përfundimit të punimeve teknike./tetova1.mk

Trending