Trendy

Netanyahu: Nuk ka përçarje me Trumpin për Iranin, kemi të njëjtin qëllim

Para 1 orë

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka minimizuar çdo përçarje me presidentin e ShBA-së, Donald Trump lidhur me Iranin, duke thënë se të dy udhëheqësit janë të vendosur në të njëjtin qëllim.

Në një intervistë për FoxNews, Netanyahu tha se nuk beson se ekziston ndonjë “përçarje” mes tij dhe presidentit amerikan.

“Ai bën atë që është e mirë për Amerikën. Unë jam udhëheqësi i Izraelit dhe bëj atë që është e mirë për Izraelin. 99 përqind të kohës, ne biem dakord”, tha Netanyahu.

Ai shtoi se, si në çdo marrëdhënie të ngushtë, mund të ketë edhe dallime mendimesh, por ato diskutohen hapur dhe zakonisht zgjidhen.

“Por si në çdo familje, në çdo miqësi të ngushtë, ndonjëherë ka dallime mendimesh dhe ne i diskutojmë ato hapur, me një frymë të lirë, dhe zakonisht i zgjidhim edhe ato”, u shpreh ai.

Netanyahu theksoi gjithashtu se ndajnë të njëjtin qëllim për një Iran pa armë bërthamore.

“Mendoj se gjëja më e rëndësishme është që të kemi një qëllim të përbashkët. Dhe kjo do të thotë që Irani nuk mund të ketë armë bërthamore ose kapacitet për të prodhuar armë bërthamore”, tha ai, raporton CNN.

Trending