Trendy

Nga 27 zjarre të regjistruara, dy mbeten aktive, tre janë nën kontroll dhe 22 janë shuar

Para 2 javë

Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë evidentuar gjithsej 27 zjarre. Qendra për Menaxhimin e Krizave njoftoi mëngjesin e sotëm se dy prej tyre vazhdojnë të jenë aktive, tre janë vënë nën kontroll, ndërsa 22 janë shuar.

Një nga vatrat aktive ndodhet në Komunën e Mavrovës dhe Rostushës, në afërsi të zonës së Golem Brdashit, ku flakët kanë përfshirë një mal. Zjarri tjetër është regjistruar në Komunën e Shuto Orizarës, pranë Vizbegut dhe pas hotelit “New Star”, ku po digjet një deponi mbeturinash. Nën kontroll janë zjarri mbi fshatin Paligrad – Preslap, në Komunën e Zelenikovës, ai pranë fshatit Kopanicë, në Komunën e Sarajit, si dhe vatra në Komunën e Strugës, afër fshatrave Piskupshtinë, Burinec dhe Lokov./Telegrafi

Trending