Trendy

Nga Xhamia e Muhamedit a.s. në Medinë, mesazh për KF Besa Sllupçan

Para 2 orë

Përshëndetje nga Medina për KF Besa Sllupçan – Hoxha Azir Avdiu dhe legjenda Ibrahim Memeti nuk e harrojnë klubin e zemrës

Hoxha i nderuar Azir Avdiu, një nga mbështetësit më besnikë dhe më të përkushtuar të KF Besa Sllupçan, së bashku me legjendën e klubit, ish-futbollistin haxhi Ibrahim Memeti, kanë dërguar përshëndetje të veçanta për futbollistët dhe gjithë familjen e klubit nga Medina e bekuar.

Hoxha Azir Avdiu ka qenë gjithmonë pranë Besës, duke e mbështetur klubin në çdo etapë dhe duke i ndjekur ndeshjet nga tribinat me përkushtim e dashuri të veçantë për ngjyrat e klubit.

Në një moment domethënës nga Xhamia e Muhamedit a.s. në Medinë, ai së bashku me haxhi Ibrahim Memetin kanë përcjellë këtë mesazh:

“Me ish-futbollistin e KF Besa Sllupçan, haxhi Ibrahim Memeti në Medine. Përshëndetje nga Xhamia e Muhamedit a.s. për gjithë futbollistët e klubit tonë.”

Një përshëndetje e veçantë dhe një mbështetje morale për futbollistët e Besës, nga dy emra që vazhdojnë ta mbajnë klubin në zemër kudo që ndodhen. ⚽🤍💙/Televizioni News

Trending