Trendy

Ngjarje e rëndë në Tetovë: Fëmija 3-vjeçar përfundon në kujdes mjekësor pas dhunës së nënës

Para 1 orë

Një ngjarje shqetësuese është raportuar në rrugën “Iliria” në Tetovë. Sipas denoncimit, një grua ka ushtruar dhunë ndaj fëmijës së saj të moshës tre deri në katër vjeç. Pas reagimit të kalimtarëve, gruaja ka lënë fëmijën në rrugë dhe është larguar me një karrocë ku ndodhej një fëmijë tjetër i mitur. Fëmija ka marrë ndihmë mjekësore dhe më pas është dorëzuar në Qendrën për Punë Sociale, ndërsa policia po punon për identifikimin dhe gjetjen e autores.

Trending