Ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski thotë se me ndërtimin e Korridorit 8, respektivisht pas ndërtimit të segmentit Gostivari-Bukojçan-Kërçovë, prej Shkupit deri në Ohër do të mund të udhëtojmë për 1 orë e 20 minuta, përcjell TV21.
“Me të vërtet mendoj se kemi ditë historike. Bëhet fjalë për fillim të ndërtimit të segmentit të autostradës nga Gostivari, në Bukojçan dhe Kërçovë, diçka për të vilën flitet mbi 50 vjet, praktikisht zgjidhje e pjesës më të vështirë të asaj që duhet të jetë autostradë Shkup-Kërçovë-Strugë-Ohër, Korridori 8, “Strazha” e famshme, kështu që për herë të parë pas 50 vjetëve fillojnë punët reale në ndërtimin e kësaj autostrade, që do të thotë që mes kryeqytetit të shtetit tonë, dhe Ohrit dhe Strugës, do të udhëtohet për diku për 1 orë e 20 minuta, apo 1 orë e 30 minuta, që plotësisht do ta ndryshojë funksionimin e ekonomisë”