Trendy

Nis ndërtimi i kanalizimit fekal në Haraçinë, Beqiri: Çdo shtëpi duhet të ketë qasje në infrastrukturë moderne

Para 2 orë

Në Komunën e Haraçinës kanë nisur punimet për ndërtimin e kanalizimit fekal në Krahun 49/1, si pjesë e përpjekjeve për përmirësimin e infrastrukturës dhe kushteve të jetesës për qytetarët.

Kryetari i Komunës së Haraçinës, Daut Beqiri, njoftoi se projekti është pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të komunës për të siguruar qasje në rrjetin e kanalizimit për të gjitha lagjet dhe amvisëritë.

“Vazhdojmë me përkushtim që çdo cep i komunës dhe çdo shtëpi të ketë qasje në kanalizim”, theksoi Beqiri.

Ai shtoi se ekipi komunal është vazhdimisht në terren, duke realizuar projekte që synojnë përmirësimin e kushteve të jetesës për banorët e Haraçinës.

“Çdo ditë jemi në terren, duke punuar pa u ndalur për përmirësimin e kushteve të jetesës së qytetarëve tanë”, deklaroi Beqiri, duke nënvizuar se investimet në infrastrukturën komunale mbeten prioritet i pushtetit lokal.

Sipas tij, realizimi i këtij projekti do të kontribuojë në një mjedis më të pastër dhe në ngritjen e standardit të jetesës për qytetarët, në përputhje me vizionin për “një Haraçinë më të pastër dhe më të zhvilluar”.

Trending