Maqedoni

Një valë e ftohtë pritet ta kaplojë Maqedoninë, priten reshje shiu dhe bore

Picture of Autori

Autori

Portali Tetova

January 9, 2025, 12:01

Një valë e ftohtë me shi dhe borë, paralajmëron DPHM për ditët në vijim. Nesër, nga fundi i ditës, në pjesët perëndimore dhe veriore do të ketë reshje të herëpashershme lokale shiu.

Të shtunën do të mbizotërojë mot pjesërisht i vranët me reshje të herëpashershme shiu, ndërsa në male dhe disa vende më të larta do të ketë borë.

Të dielën, moti do të jetë i vranët dhe i ftohtë me reshje, të cilat për shkak të një mase ajri më të ftohtë dhe erës së fortë veriore, në pjesën më të madhe të vendit do të jenë me borë dhe në disa vende do të jenë më të dendur

Në shumë vende pritet të formohet një shtresë dëbore, ndërsa në male pritet një shtim më i theksuar i saj. Për shkak të temperaturave të ulëta, do të ketë shfaqje të ngricave.

Bora e herëpashershme do të vazhdojë edhe të hënën, pas së cilës do të mbizotërojë mot i qëndrueshëm dhe i ftohtë. Temperaturat e mëngjesit do të jenë negative në të gjithë vendin, ndërsa në disa vende edhe temperaturat ditore do të mbeten nën zero.

Në Shkup, të shtunën do të ketë reshje të herëpashershme shiu, ndërsa në malet përreth do të ketë borë. Të dielën, moti do të jetë i vranët dhe i ftohtë, me erë të moderuar deri të fortë nga veriu dhe me reshje të herëpashershme bore. Pritet të formohet një shtresë e vogël dëbore.

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_9346
Broja luan titullar në humbjen e Everton, Manchester City rikthehet te fitorja
IMG_8466
Skenë e papranueshme në Tiranë, bokseri serb del në ring me këngë anti-Kosovë
IMG_8352
Masar Omeragiq zyrtarisht kryetar i ri i FFM-së: Nga nesër fillojmë me punë intensive
IMG_8293
Sot zgjedhjet kryetari i ri i FFM-së
IMG_8197
Mbape: Luka Modriçi ka më shumë tituj se sa unë që kam vjetë!

Më shumë nga kategoria

IMG_8293
Sot zgjedhjet kryetari i ri i FFM-së
IMG_8197
Mbape: Luka Modriçi ka më shumë tituj se sa unë që kam vjetë!
IMG_7738
Lamine Yamal merr çmimin “Golden Boy”
IMG_7415
Cana flet për përleshjen me tifozin serb: Ma kishte kafshuar gishtin, gati sa nuk ma këputi
IMG_1133
LD ndez motorët për krijimin e një dege të fuqishme në Tetovë
IMG_1121
Deri të premten mot i ftohtë me reshje të përkohshme të borës, gjatë fundjavës rritje e temperaturave të ditës
IMG_1119
Provo të vozitësh pa hyrë në ndonjë gropë/ Rruga në Shkup, pranë QT “East Gate” e dëmtuar rëndë
IMG_1118
Pista patinazhi në rrugët e Strugës
IMG_1117
RMV, nesër përfundon masa “Shporta e Vitit të Ri”
IMG_1114
Gashi për interpelancën ndaj Ilire Dautit: Nuk ka efekte juridike