Maqedoni

Nuk ka termine të lira për rentgen as për pacientët me udhëzim urgjent

Picture of Autori

Autori

Portali Tetova

January 9, 2025, 03:01

Jo vetëm që nuk ka terminë të lirë, por nuk funksionojnë as udhëzimet urgjente për të bërë incizime Rengen. Kështu ka alarmuar mjeku familjar Dragan Gjorgjievski i cili nëpërmjet një postimi, theksoi se ambulancat janë të stërmbushura me pacientë që vuajnë nga gripi, bakteriet, bronikiti apo pneumonia, por mjekët amë nuk kanë mundësi të japin udhëzime për incizim.

“Fillova nga poliklinika më e afërt “Jane Sandanski” (pajisja e rentgenit nuk funksiononte). Klinika e Radiologjisë i kishte bllokuar udhëzimet urgjente. Edhe në Spitalin e Përgjithshëm 8 shtatori e njëjta situatë. Kontrollova të gjitha poliklinikat: Idadia, Bukuresht, Çair, Bit Pazar- asnjëra nuk pranoi udhëzimet urgjente”, tha Dragan Gjorgjievski, Mjek Familjar.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, tha se nuk ka informacione për mosfunksionim të ndonjë aparati për rentgen, por pajtohet se për shkak të mosfunksionit si duhet, të sistemit sekondar shëndetësor, sistemi terciar po ballafaqohet me turma dhe mungesa terminësh.

“Unë nuk kam informata se dikund nuk punon aparati, nëse ka informata duhet menjëherë të reagohet dhe të ndërmirren masa. Pajtohem se shumica e pacientëve dërgohen në shëndetësinë terciale, respektivisht në klinikën e pediatrisë, që nuk është në rregull. Domethënë në Maqedoni funksion shëndetësia primare dhe terciare, kurse me sekondaren kemi problem. Shpresoj me decentralizimin të rregullohet kjo punë, që të insistohet që pacientët që mund të trajtohen në mjekësinë primare dhe sekondare të mbahen atje”, tha Arben Taravari, Ministër i Shëndetësisë .

Mjekët amë me të cilët kontaktoi Alsat, na thanë se terminët e lirë për Rentgen në shumicën e institucioneve, fillojnë nga muaji shkurt. Ministri Taravari tha se së bashku me përfaqësuesit e sistemit “Termini im” kanë realizuar takim me qëllim që të bëhen më shumë hapësira për kontroll të pacientëve dhe sa më shumë terminë./Alsat.mk

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_2170
Musa Selimi, njeriu i sukseseve të mëdha
IMG_1970
Kristiano Ronaldo, një makineri e golave që s’ka të ndalur
IMG_1558
Shqiptari i Gostivarit hedh hapat e parë si trajner në futbollin Gjerman (FOTO)
IMG_1237
Klube të mirënjohura synojnë transferimin e Edon Zhegrovës
IMG_1188
Enis Bardhi largohet nga Trabzonspori, ekipi i ndau plakatë mirënjohjeje

Më shumë nga kategoria

IMG_1237
Klube të mirënjohura synojnë transferimin e Edon Zhegrovës
IMG_1188
Enis Bardhi largohet nga Trabzonspori, ekipi i ndau plakatë mirënjohjeje
IMG_9346
Broja luan titullar në humbjen e Everton, Manchester City rikthehet te fitorja
IMG_8466
Skenë e papranueshme në Tiranë, bokseri serb del në ring me këngë anti-Kosovë
IMG_2170
Musa Selimi, njeriu i sukseseve të mëdha
IMG_2078
Ish hetuesi i krimeve të rënda, tani avokati, një prej kandidatëve me serioz për Kuvendin e Kosovës
0497522f-7525-4415-8b39-4dea7d92b3e6
Memishi: Mbi pesë milionë denarë restaurojmë rrugen “Papuxhiska” në çarshinë e Shkupit
Ali Ahmeti
Ahmeti: Nëse dikush shkon në Bullgari e dikush në Shqipëri, kujt do ja lëmë këtë vend?
Micko-Rusi
Mickoski takon familjen Rusi nga Dibra në SHBA
IMG_1970
Kristiano Ronaldo, një makineri e golave që s’ka të ndalur