Drejtori i Inspektoratit Shtetëror të Tregut, Vllatko Stojkoski, njoftoi se për shkak të mos respektimit të masave të qeverisë për marzhet, Inspektorati i Tregut ka mbyllur tre markete, barnatore dhe tre importues të mëdhenj të pemëve dhe perimeve. Siç bëhet e ditur këto do të jenë të mbyllura për 15 ditë.
“Po punohet gjithashtu për 30 raste të tjera që mbulojnë të gjitha markat kryesore. Inspektorët janë vazhdimisht në terren dhe ne do të vazhdojmë të bëjmë kontrolle”, tha Stojkoski.