Maqedoni

Nuredini: Bujar Osmani për vite me radhë ishte noter i Gruevskit

March 5, 2025, 02:03

Kryetarja e Forumit Rinor të Aleancës për Shqiptarët (FRASH), Yllka Nuredini, ka reaguar me deklarimet e fundit të Bujar Osmanit, që i bëri në emisionin Daily Click në TV21. Ajo ka shkruar se emisioni i djeshëm i Osmanit ishte ironi e fjalëve për një orë që vijnë nga njeriu që për vite të tera ka qenë noter i Gruevskit dhe argat i partisë që diskriminoi shqiptarët.

“Dhe si çdo herë, kur s’ka argumente, kthehet në akuzat boshe. Na fajëson për heqjen e balancuesit administrativ, ndërsa vetë, me dorën e tij, e ka firmosur këtë si ministër i BDI-së! Atëherë e quante “reformë të domosdoshme”, sot bën sikur e mbron. Po si mund t’i besosh një njeriu që ndryshoi fjalët më shpesh se sa ndryshoi qëndrimet politike? Dhe nëse dikush dyshon ende për fytyrën e tij të dyfishtë, le të kujtojë se ky njeri, si ministër i Jashtëm, i hapi qiellin e Maqedonisë Lavrovit! Në kohën kur e gjithë Evropa i mbyllte dyert Rusisë, Osmani i BDI-së ia shtronte tepihun diplomatik Moskës. Dhe ky sot na jep leksione për orientim euroatlantik?!”, shkruan kryetarja e FRASH-it, Yllka Nuredini.

Sipas saj, njësoj si shefi i tij politik Artani, që sot përballet me masa restriktive ndërkombëtare për korrupsion dhe abuzim me pushtetin, njëjtë edhe Merko i BDI-së është i shënuar nga SHBA-të për korrupsion masiv, dhe askush në BDI, përfshirë Osmanin, nuk e dënoi këtë akt.

“Kjo është fytyra e vërtetë e BDI-së: shfrytëzim i institucioneve për interesa personale dhe pasurim të klaneve të tyre. Veq për rikujtim se Kryeministri Teknik e ka tërhequr propozim-ligjin për masat restriktive të cilin asnjëherë se përmendet. VLEN është në qeveri, ndërsa ju jeni një relike e së shkuarës, që mundoheni të fshiheni pas gënjeshtrave dhe manipulimeve politike. Por asnjë justifikim nuk ta mbulon dot panikun—fundin politik e keni të pashmangshëm!”, ka shkruar Nuredini.

EVN Online

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_8823
Konfirmohen datat e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve
IMG_8472
Rodrygo: Me Modriçin thirremi ‘babë e bir’
Jeton Beqiri1
Jeton Beqiri: Duhet ta harrojmë këtë humbje, unë jam fajtori më i madh
IMG_7571
Struga fiton derbin me Shkëndijën, triumfon edhe Gostivari
IMG_6993
Fitojnë Shkëndija dhe Shkupi, Struga humb në Kratovë

Më shumë nga kategoria

IMG_7571
Struga fiton derbin me Shkëndijën, triumfon edhe Gostivari
IMG_6993
Fitojnë Shkëndija dhe Shkupi, Struga humb në Kratovë
IMG_6981
Interi futet në garë për sulmuesin e Liverpulit, Mohamed Sallah
IMG_6465
Erjona Emini, karateistja tetovare që synon kampionatin shtetëror dhe plasman në garat evropiane dhe ndërkombëtare
IMG_6242
Salah kryeson listën e Këpucës së Artë Evropiane
IMG_6062
Nuk plaket kurrë, Luka Modric shënon supergol për Realin ndaj Gironas
IMG_5829
Ish-kampioni evropian i boksit, gjermani Mario Daser, është plagosur me armë në Beograd
izetmexhitilajm-696x473
24 Vjet nga Fillimi i Luftimeve të Brigadës 112 “Mujdin Aliu” – Izet Mexhiti: “Sakrifica e tyre nuk do të harrohet kurrë”
IMG_8940
Nga nesër në mesnatë përfundon detyrimi për pajisje dimërore në automjete
IMG_8937
Aliber Zeqiri emërohet komandant i Stacionit Policor në Kamjan të Tetovës
IMG_8936
Fetai takoi drejtorin e NDI-së Dejvid Sir
IMG_8934
Të shtëna me armë në lagjen Dyqanxhik të Shkupit
IMG_8933
Mickoski: Po punojmë për një mega investim në infrastrukturë dhe shëndetësi prej disa miliarda eurosh