Nxënëse e klasës së pestë nga Nerashti fiton vendin e dytë në Garat Republikane për Shkenca Natyrore
Në Garat Republikane të mbajtura më 18 maj 2025 në Fakultetin e Shkencave Matematike-Natyrore në Shkup, nxënësja Amina Ismaili, nga klasa e pestë e Shkollës Fillore “Ismail Qemali” – Nerasht, ka arritur një sukses të veçantë duke zënë vendin e dytë në lëndën Shkenca Natyrore.
Ky rezultat është dëshmi e aftësive të jashtëzakonshme të Aminës, e cila që në moshë të re po tregon përkushtim dhe talent të dalluar në fushën e shkencave. Shkolla e saj është shprehur krenare për këtë arritje, duke e cilësuar si një motivim për të gjithë nxënësit e tjerë.










