Kosove

“One stop shop” me Kosovën pritet të fillojë nga marsi, sipas Nikollovskit

February 10, 2025, 01:02

Drejtori i Drejtorisë së Doganave, Boban Nikollovski, ka deklaruar se nga 1 marsi 2025 pritet të nisë funksionimi i sistemit “One Stop Shop” në pikat kufitare Bllacë dhe Jazhincë. Këtë nismë e konfirmoi gjatë një interviste në emisionin Daily Click në TV21.

Nikollovski theksoi se është duke u bërë harmonizimi i softuerit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut me atë të Kosovës, gjë që do të lehtësojë dhe përshpejtojë procedurat doganore mes dy vendeve.

“Të gjithë bashkë vlerësojmë se diku, ndoshta më 1 mars. Këtë vit? Po, këtë vit. Këtë vit sigurisht do të funksionojë ‘One Stop Shop’ në ‘Bllacë’ dhe në ‘Jazhincë’, edhe për atje jemi gati. Ndërhyrje të caktuara infrastrukturore do të duhet të bëhen, por ato janë minimale. Kjo duhet të funksionojë,” – tha Nikollovski.

Ky sistem i ri synon të shkurtojë kohën e pritjes, të thjeshtojë procedurat e kontrollit dhe të rrisë efikasitetin e kalimit kufitar, duke ndihmuar qytetarët dhe bizneset që operojnë mes dy vendeve.

EVN Online

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_8823
Konfirmohen datat e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve
IMG_8472
Rodrygo: Me Modriçin thirremi ‘babë e bir’
Jeton Beqiri1
Jeton Beqiri: Duhet ta harrojmë këtë humbje, unë jam fajtori më i madh
IMG_7571
Struga fiton derbin me Shkëndijën, triumfon edhe Gostivari
IMG_6993
Fitojnë Shkëndija dhe Shkupi, Struga humb në Kratovë

Më shumë nga kategoria

IMG_7571
Struga fiton derbin me Shkëndijën, triumfon edhe Gostivari
IMG_6993
Fitojnë Shkëndija dhe Shkupi, Struga humb në Kratovë
IMG_6981
Interi futet në garë për sulmuesin e Liverpulit, Mohamed Sallah
IMG_6465
Erjona Emini, karateistja tetovare që synon kampionatin shtetëror dhe plasman në garat evropiane dhe ndërkombëtare
IMG_6242
Salah kryeson listën e Këpucës së Artë Evropiane
IMG_6062
Nuk plaket kurrë, Luka Modric shënon supergol për Realin ndaj Gironas
IMG_9212
Komuna e Tetovës i bashkohet dhimbjes së familjarëve të viktimave në Koçani
IMG_9209
Toshkovski: Bendi “DNK” i solli mjetet piroteknike në diskotekë
IMG_9206
Jep dorëheqje kryetari i Komunës së Koçanit për arsye morale
IMG_9204
Vokalistja e grupit DNK viktimë e tragjedisë në Maqedoni, humbi bashkëshortin pak vite më parë
IMG_9190
Taravari: 84 pacientë po mjekohen në klinikat e Shkupit, 51 jashtë vendit, numri do rritet!
kreshnik-bekteshi-780x439-1
Kreshnik Bekteshi e kalon natën në stacionin policor në Karposh, ende po merret në pyetje