Udhëheqësi i mëparshëm suprem i Iranit do të ketë një funeral tre-ditor në qytete të ndryshme të vendit, raporton agjencia shtetërore e lajmeve IRNA.
Një procesion funebër për Ali Khamenei në Teheran do të zgjasë të paktën 24 orë, ka bërë të ditur agjencia, duke cituar zëvendëskryetarin e bashkisë së kryeqytetit.
Qyteti lindor i Mashhadit, ku ai do të varroset, pritet të mirëpresë pjesëmarrës në zi edhe nga vende fqinje si Pakistani dhe Afganistani, ka thënë zyrtari.
Një tjetër procesion do të mbahet edhe në qytetin Qom.
Ali Khamenei u vra në sulmet e para SHBA-Izrael që nisën luftën më 28 shkurt.
Djali i tij, Mojtaba Khamenei, e ka pasuar atë si udhëheqës suprem, por nuk është parë publikisht që nga emërimi, duke dhënë vetëm deklarata të lexuara në televizionin shtetëror iranian ose në rrjete sociale.
Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio tha se beson që Mojtaba është ende gjallë dhe po “angazhohet gjithnjë e më shumë” në bisedimet mes Teheranit dhe Uashingtonit.










