Trendy

Osmani kundër akuzave: “Edhe po të kishte pasur takim, është informacion i klasifikuar”

Para 10 muaj

Pas akuzave të Izet Mexhitit, Bujar Osmani mohoi të ketë pasur ndonjë takim me Gruevskin, por shtoi se edhe sikur të kishte ndodhur, një gjë e tillë do të ishte pjesë e detyrës zyrtare të ministrit të Jashtëm.

“Do të kisha dashur të flas më shumë, por takimet e ministrit të Jashtëm janë takime të klasifikuara dhe me ligj nuk mund të paraqiten edhe pse për këtë çështje kam folur se është pjesë e fushatës së tyre, por edhe po të kishte pasur diçka të tillë, do të ishte në kuadër të funksionit të ministrit të Jashtëm dhe ato janë informacione të klasifikuara”, tha Osmani.

Ndërkaq kandidati i VLEN-it, Izet Mexhiti, thotë se kundërshtari i tij nga BDI, Bujar Osmani, gjatë kohës kur ishte ministër i Jashtëm, është takuar fshehurazi me Gruevskin në Budapest.

“Unë pres përgjigje, jo të tallet me gazetarët dhe opinionin, por le të përgjigjet ka qenë ose jo. Po ose jo, mandej do të përgjigjem. Osmani tha që nuk është takuar? Nuk e tha ashtu, ai ironizoi opinionin, gazetarët dhe publikun. Unë them që ka qenë dhe do e vërtetoj. Keni dëshmi? Po. Kur do t’i publikoni? Kur do të duhet”, tha Mexhiti.

Trending